Kanceri i lëkurës është sëmundje tinëzare, simptomave të së cilës shpesh nuk u kushtojmë kujdes.
Për t’i identifikuar me kohë simptomat, duhet patjetër të njiheni me këtë sëmundje dhe të dini se në çfarë duhet kushtuar kujdes.
Disa simptoma ndaj të cilave dëshirojmë t’jua tërheqim vëmendjen mund t’i vëreni edhe vetë, nëse dini ku dhe si t’i vështroni, transmeton Telegrafi.
Bullungat nën lëkurë
Nuk mund t’i shihni, mirëpo nëse hetoni bullunga nën gishta, posaçërisht në pjesën e qafës, nënsqetullave dhe gilcave – ato mund të tregojnë kancerin e lëkurës i cili mund të përhapet edhe në nyja limfatike. Nëse hetoni ndonjë nyjë patjetër shkoni te mjeku.
Dhembje në stomak
Krahas bullungave, melanoma mund të përfshijë edhe mëlçinë, mirëpo nëse ndodh kjo do të ndieni dhembje në pjesën e sipërme të stomakut. Kjo dhembje është e lidhur edhe me sëmundje të tjera jo vetëm me kancerin e lëkurës, prandaj patjetër kërkoni këshillën e mjekut.
Problemi me frymëmarrje
Njëherë kur melanoma metastazon mund të përhapet edhe në mushkëritë tuaja. Atëherë shkakton ndërprerje të shkurtër të frymëmarrjes, por edhe kollën intensive.
Dhembje në nyja
Pos nyjave limfatike, mëlçisë dhe mushkërive, kanceri i lëkurës mund të përhapet edhe në kocka, prandaj mund të ndieni simptoma të ngjashme me artritin siç janë dhembjet e nyjave. Nëse nuk dini përse ju dhembin gjuri apo kofsha, atëherë është koha të shkoni te mjeku.
Shikim i turbullt
Melanoma më parë manifestohet me melanoste, pigment i cili gjendet në lëkurë dhe në sy. Nëse ju shfaqet kanceri në afërsi të atyre qelizave në sy, atëherë shkaktohen ndryshime të qelizave dhe shikim i turbullt.
Ngërçet
Melanostet, pos në sy, gjenden edhe në stomak, prandaj reagojnë ndaj kancerit i cili zhvillohet. Simptoma të melanomave mund të jenë diarreja, opstipacioni, ngërçet, por edhe dhembja në stomak. Kjo është vetëm edhe një ndër paralajmërimet që nuk duhet t’i injoroni problemet me stomakun.
Dhembja e kokës
Edhe truri ka melanoste, prandaj mund të fshehë edhe melanomën tinëzare. Dhembjet e kokës, sulmet dhe problemet kongitive janë simptoma të zakonshme. Simptomat e këtilla mund të shfaqen nëse keni melanomë, e cila më parë është shfaqur në lëkurë dhe pastaj është përhapur në tru. /Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...