Trupi i njeriut është i krijuar në atë mënyrë sa që na dërgon sinjale si simptoma për të na treguar se diçka nuk është në rregull.
Për fat të keq, shumica prej nesh i injorojmë këto shenja, duke menduar se nuk janë asgjë.
Gazeta Express ka mbledhur disa simptoma të cilat mund të sinjalizojnë kancerin – dhe ju rekomandojmë t’i merrni seriozisht.
Nëse e keni ju ndonjërën nga simptomat ose ndonjë i afërm i juaji, mos nxirrni konkluzione – shumica prej tyre sinjalizojnë edhe sëmundje të tjera.
Megjithatë, më së miri është të konsultoheni me një mjek.
1. Neoplazma të lëkurës
Neoplazmat konsiderohet të jenë shenja të kancerit të lëkurës ose gjirit. Simptomat përfshijnë:
Gunga të forta në gji ose nën sqetulla.
Irritim i panjohur që nuk ka lidhje me alergji ushqimore ose kozmetike.
Shfaqja e një ulçere të lagur në qendër të një neoplazme.
Një ndryshim ose rritje i ndonjë shenje të lindjes.
2. Kollitje e vazhdueshme
Një kollitje e vazhdueshme është një nga simptomat e një sëmundje në mushkëri që mund të ketë lidhje edhe me shenja të tjera si:
Një rënie në apetit.
Humbje të shpejtë peshe.
Në faza të fundit, kanceri në mushkëri mund të shkaktojë shkurtim frymëmarrjeje dhe kollë me gjak.
3. Kruajtje e lëkurës
Në shumicën e rasteve, kruajtja e lëkurës nuk ka të bëjë me tumore, por një eksperiencë klinikale demonstron një lidhje të veçantë:
Neoplazma e mitrës shkakton kruajtje gjenitale.
Kanceri i trurit mund të provojë kruajtje në vrimat e hundës, transmeton Gazeta Express.
4. Ndryshime në funksionin e zorrës
Një sëmundje e zorrës mund të shkaktojë simptomat e mëposhtme:
Gjak në vaskën e WC-së (shole)
Sekrecione mukoze ose purulente
5. Sekrecione kur urinoni
Kjo mund të jetë shenjë e kancerit në veshka, që lidhet edhe me simptoma të tjera:
Gjak kur urinoni.
Tension të lartë.
Dhimbje në veshka.
Ligështi kronike.
6. Humbje peshe
Humbja e pashpjegueshme e peshës mund të ndodh nëse keni kancer në stomak. Në fazat e hershme, nuk mund të diagnostikohet në baza klinikale. Megjithatë, simptomat më poshtë janë goxha të përhapura:
Neveri ndaj mishit.
Ngopje e parakohshme (ndjenja e të ngrënit shumë kur në fakt keni marrë një sasi të vogël ushqimi).
Anemi.
Vështirësi e lëvizjes së ushqimit nëpër zorrë.
7. Dhimbje të vazhdueshme të fytit
Një dhimbje e gjatë dhe e vazhdueshme e fytit mund të jetë shenjë e kancerit laringal, që gjithashtu ka lidhje edhe me simptomat si më poshtë:
Vështirësi në frymëmarrje dhe gëlltitje.
Ndjenja se ke një gungë në fyt shfaqet me rritjen e neoplazmës.
Të ngjirurit e zërit gjatë të folurit vazhdon me humbjen e zërit.
Erë të keqe të gojës, kollë me gjak.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...