Çka duhet të bëni e çka jo që të rritësh gjasat dhe si te mbetesh shtatzenë me shpejtë.
Jeni e gatshme te ngeleni shtatzene. Natyrisht se tash ju duhet ti rrekeni kesaj qeshtje me te njejten force sikur se ju ke rrekur puneve tjerave dhe gjerave qe ke dashtë dhe dëshiron te besh ne jetën tende. Mbasi je gati te fillosh familje, pritja nuk eshte zgjedhje per ju, apo jo?
Por, profesoresha e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Stanford University School of Medicine në Palo Alto, Calif, thotë kështu “këshilla e parë është të mos i thoni vetës ‘duhet të ndodh tash menjëherë’… kjo është gjëja e parë që shumë gra ballafaqohen me konceptin se nuk mund të kontrollojnë gjithçka”.
Sidoqoftë, ka disa gjëra që ju mund të bëni – apo të mos bëni – që të rrisni gjasat të mbeteni shtatzënë sa më shpejtë që është e mundur. Lexo 7 këshilla si të mbeteni shtatzënë, këshilla të aprovuara nga ekspert.
“Të qenit e vetëdijshme për simptomat e ovulimit (këtu përfshihen) ndryshimet në mukozën të zverkut të qafës së mitrës që janë të ujshme të holluara (menstruacionet e bardha)” thotë Dr. Hillard. Shenjë tjetër i ovulimit janë dhimbje anësore (ngërçe). “Kjo është koha që të fokusoni në marrëdhënie seksuale.”
Pakot e parashikimit të Ovulimit munden që gjithashtu të ju ndihmojnë që më së miri të parashikoni kohën që të mbeteni shtatzene, thotë Dr. Goldfarb, drejtorë i shërbimit të sterilitetit pranë klinikës Cleveland në Cleveland. “Ato pako sigurojnë pacientët që apo ovuloni a jo dhe nëse ju keni marrëdhënie jo të rregullta, kjo ju tregon se kur duhet të keni dhe bëni më shpesh në mënyrë që të rrisni gjasat që të mbetesh shtatzene.”
Dita e parë e periodave (menstruacioneve) llogaritet dita e parë e ciklit 28 ditësh. “Fillo testimin nga dita e nëntë dhe vazhdo deri sa të keni rezultat pozitiv të testimit,” thotë Dr. Joanne Piscitelli, profesor asistente e gjinekologjisë në Qendrën e Mjeksisë pran DUKE UNIVERSITY në Durham, New York. Grat me cikël 28 ditësh anojnë të ovulojnë në ditën e 14, por shumë gra kanë cikël më të gjatë apo më të shkurtë, kështu që për tu siguruar duhesh ta rrokësh më gjërë… me fjalë tjera të provosh të mbetesh shtatzene nga dita e 11 deri ne diten e 18.
Është krejt në rregull të fillosh të provosh të mbetesh shtatzene menjëherë pasi të keni ndërprerë pilulat për kontroll shtatzënie. “Para shumë vite është besuar se duhet të pritet një kohë pas ndalimit të përdorimit të pilulave kundër shtatzënis por kjo më nuk është e vërtetë. Ju mund të filloni të provoni të mbeteni shtatzënë menjëherë pasi të ndaloni,” thotë Dr. Goldfarb. Arsyeja përse disa presin është për shkak se mund të ndodh të mos keni fare menstruacione pasi të ndërpresësh përdorimin e pilulave dhe kjo e bënë më të vështirë të gjeni kur ndodh ovulimi.
Dr. Goldfarb thotë, “Rrallë ndodhë që zverku i një gruaje të gjinden në pozitë të pazakontë e që një pozitë tjetër do të kishte bërë ndryshimin”.
Por, disa pozita sikur ajo e të qëndruarit në këmbë apo e ulur mbi partnerë e bëjnë më të vështirë që sperma të udhëtoj përpjetë. Kjo është punë graviteti dhe sigurisht që ju nuk do të dëshironit që i gjithë sperma të rrjedh jashtë, kështu thotë Dr. Hillard. “Të bësh seks ku partneri (burri) është përmbi (pozita misionare) më së miri lejon spermën të tubohet brenda tje,” sugjeron Dr. Hillard.
Kur flasim për spermën, “veshja e rrobave të ngushta mundet që negativisht të ndikoj në numrin e spermadozoidëve,” thotë Dr. Piscitelli. Të njejtën gjë e bën edhe të qëndruarit e gjatë në banjë (vaskë) të nxehtë apo Jakuzi. Telefoni mobil (celulari) dhe veset me celular të tij munden që gjithashtu të ndikojnë në gjasat që ju te mbeteni shtatzënë. Një studimi i fundit në Gazetën e Pjellshmërisë dhe Sterilitetit tregon se meshkujt që përdornin pajise hands-free të celularëve dhe e mbanin celularin afër testiseve (00) kishin zvogëluar kualitetin e spermës. Dhe përderisa i tregoni partnerit tuaj ku ta mbaj e ku mos ta mbaj celularin (mobilin) ju gjithashtu mund ti thoni ati që të mos të haj ushqime nga soja. Meshkujt që han shumë ushqime nga soja mund të kenë koncentrim më të vogël të spermës se sa ata që nuk hanë ushqim nga soja, kjo është sipas një studimi të publikuar online në Human Reproduction.
Kjo nuk do të thotë se ju duhet të ndaloni dhe të mos ushtroni fare në momentin që provon të mbetesh shtatzene. Goldfarb shton se mënyra më e mirë që të shtoni gjasat të mbetesh shtatzënë përderisa gjithashtu merrni dobitë e ushtrimeve është të merreni me ushtrime jo të vështira sikur gjysmë ore aktivitet aerobik si ecja për tri herë në javë. Kontrollo gjithashtu se çka po hani. “Nëse jeni e shëndosh (trashë) dhe humbni peshë, ndoshta ju kthehen menstruacionet, por nëse je shumë e hollë dhe nuk po keni menstruacione, ju duhet të shtoni peshë që të mbetësh shtatzënë, thotë Dr. Goldfarb.
Lëre duhanin që të rrisësh gjasat tua që të mbeteni shtatzënë. Përveç të gjitha efekteve tjera negative që ka duhani, ky ves i keq gjithashtu zvogëlon pjellshmërinë (fertilitetin). Duhani ndikon në nivelet e estrogjenit dhe ovulimin tuaj.
85 përqind e grave mbeten shtatzënë duke provuar brenda një viti. Nëse ju merr më shumë se një vit, konsultohu me mjekun për ndonjë terapi ndihmëse. Për grat më të moshuara se 35 vjet, disa mjekë rekomandojnë që të konsultoheni me mjekun pas gjashtë muajve që provoni të mbetesh shtatzene.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...