Google ADS

SHSKUK dhe IHS me Memorandum të Mirëkuptimit

21:39 | 10 Shtator 2024
R J

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MOU) me Projektin Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS).

Ky partneritet ka për qëllim përmirësimin e trajnimit dhe edukimit të profesionistëve të kujdesit shëndetësor në nivel spitalor në Kosovë, me një fokus të veçantë në spitalet e përgjithshme të Gjakovës dhe Pejës, që janë gjithashtu partnerë në këtë projekt.

“Bashkëpunimi hap rrugën për të rritur kapacitetin e punonjësve të kujdesit shëndetësor për të parandaluar, menaxhuar dhe trajtuar sëmundjet kronike jo/ngjitëse (SKJ), duke mbështetur mirëqenien e pacientëve në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme