Nëse në mëngjes zgjoheni me vështirësi dhe ndjeni se keni mungesë të energjisë, është një zgjidhje që mund të jetë e zbatueshme çdo mëngjes, dhe rezultatet do të zgjasin gjatë gjithë ditës, ndërsa do të jeni të kënaqur se çfarë efekti të mrekullueshëm ka.
Sipas ekspertëve të “Career Girl Daily”, shumë prej nesh bëjnë dush në mëngjes në mënyrë të gabuar. Ata kanë gjetur një truk që zgjatë 90 sekonda, që ndikon në energjinë tuaj gjatë gjithë ditës dhe ju mban zgjuar.
Ajo që është më interesante është se në këtë truk përbetohet edhe stilistja Victoria Beckham.
Rutina që do t’ju marrë vetëm 90 sekonda në mëngjes do t’ju japë më shumë energji se dy gota kafe, do të rrisë sistemin tuaj imunitar dhe për të përmirësojë disponimin tuaj.
Shkencëtarët pohojnë se dushi me ujë të ngrohtë vetëm të çon në një gjendje të pergjumjes dhe lodhjes. Çfarë ju duhet të bëni është që së pari të bëni një dush me ujë të ftohtë për rreth 30 sekonda, pastaj me ujë të nxehtë për 30 sekonda, dhe 30 sekondat e mbetur duhet të bëni dush përsëri me ujë të ftohtë.
Natyrisht, përjetimi në ditët e para do të jetë shumë i pakëndshëm, por së shpejti do të mësoheni me këtë regjim, sepse ajo ndjesia gjatë gjithë ditës është e jashtëzakonshme, thonë ekspertët.
Me këtë metodë dushi do të hapni kapilarët dhe përshpejtoni qarkullimin e gjakut, i cili do të stimulojë trupin tuaj dhe mendjen. Përveç kësaj, do të ulni nivelin e stresit dhe t’ju ndihmojë për të djegur kaloritë në një mënyrë më efikase./GazetaExpress/.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...