Google ADS

Shpëtoni pagjumësisë, përmirësoni ushqimin

01:19 | 1 Maj 2017
Trina Galanxhi

Për të qenë të qetë dhe të shëndoshë, një njeri i rritur, duhet të fle 9 orë gjumë të pandërprerë gjatë natës.

Por sipas një mjeku naturopatik, Donielle Wilson, thuhet se një ushqim i shëndetshëm është tejet pozitiv për një gjumë të rehatshëm.

Prandaj për të pasur një natë të mirë, do të keni disa mënyra për të zgjidhur problemet e gjumit duke i dhënë dietës tuaj përmirësim.

Krijoni një balanc të nivelit të sheqerit tuaj në gjak gjatë ditës. Kjo ndikon shumë gjersa bëni gjumin. Nëse ju hani ushqime të rënda me sheqer të lartë duke përfshirë edhe banane, ju mund të prishni gjumin tuaj për shkak të luhatjeve të sheqerit në gjak.

Reduktoni ushqimet me gluten, inflamacioni mund të udhëtojë në sistemin nervor dhe të shkaktojë simptome ankthi duke shkaktuar pagjumësi.

Mbushni bateritë tuaj duke shtuar në vaktet tuaja të ushqimit lëndë vitaminoze të gjumit, duke përfshirë magnez (arra, fara, peshk, zarzavate të errëta me gjethe, çokollatë të errët).

Qetësoni sistemin tuaj nervor duke përdorur çajra bimore si kamomile dhe livando. Stresi shkakton probleme të mëdha të cila bëjnë ndërprerjen e gjumit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme