Të gjithë stinën e verës e shohim si kohë për t’u kënaqur, për të notuar në det, në pishinë. Por, vera do të thotë rrezik nga të djegurat e diellit, e nëse edhe ju e keni pësuar, shërbehuni me këto ilaçe natyrale
UJI I FTOHTË
Nëse dëshironi të liroheni shpejt nga të djegurat e diellit, futuni në vaskë me ujë të ftohtë. Po ashtu, mund të aplikoni edhe kompresa të ftohta në hapësirat ku jeni djegur nga rrezet e diellit.
PATATET
Një tjetër ilaç shtëpiak për të zbutur dhe shëruar lëkurën e prekur nga të djegurat janë rriskat e patates duke i vendosur sipër vendit ku jeni prekur. Mund të përgatisni edhe pastë duke i shtypur patatet.
UTHULLA E MOLLËS
Po ashtu mund ta provoni edhe uthullën e mollës si pjesë e ilaçeve shtëpiake kundër të djegurave nga dielli, pasi që acidet në uthullën e mollës lehtësojnë dhimbjet dhe inflamacionet. Hidhni një gotë uthull në vaskë dhe futuni aty.
MJALTI
Një ilaç tjetër që shëron të djegurat është mjalti. Përbërësit kundër inflamacioneve reduktojnë të ënjturat derisa largon dhimbjen. Vetëm duhet ta aplikoni një shtresë të hollë në lëkurë dhe e lini për një orë.
QUMËSHTI
Nëse keni qumështin pranë, jeni me fat. Ky ushqim është ilaç i mirë shtëpiak në shërimin e lëkurës së djegur. Vetëm e lagni një leckë me qumësht e më pas e aplikoni në vendin ku jeni djegur. Qumështi e furnizon lëkurën me proteina.
JOGURTI
Jogurti në mënyrë tipike ndërlidhet me humbjen në peshë dhe tretjen e shëndetshme, por vepron edhe kundër të djegurave nga dielli. Pastroni duart dhe aplikoni jogurtin në lëkurën ku jeni djegur, e lini për 5-10 minuta, e shpëlani më pas.
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...