Me sa duket ëndërra mijëravjeçare është bërë realitet, njerëz që paguajnë njerëz të tjerë për të ngërënë avokado, shkruan faqja në internet që i kushtohet fushës së shkencës “Science Alert”.
Universiteti “Loma Linda” (LLU), Univeristeti “Penn State”, Universiteti “Tufts” dhe Universiteti i Kalifornisë, në Los Anxhelos, secili po rekruton 250 subjekte për të ngrënë avokado për arsye studimi.
“Ky studim do të shqyrtojë nëse të hash një avokado në ditë redukton dhjamin visheral në stomak”, thotë Joan Sabate, i cili drejton Qendrën për të Ushqyerin, Stilin e Jetesës dhe Parandalimin e Sëmundjeve në LLU.
Në fakt do të testohet hipoteza se avokadot ndihmojnë njerëzit të humbasin dhjamin në bark dhe të nxisë humbjen e peshës.
Në mënyrë që të kualifikohen për këtë studim, pjesëmarrësit duhet të kenë kriteret e mëposhtme:
Të jenë 25 vjeç, ose më të mëdhenj.
Të kenë vullnet të hanë një avokado çdo ditë për gjashtë muaj, ose të hanë vetëm dy avokado për muaj për të njëjtën periudhë.
Të kenë belin të paktën 101 centimetra nëse janë meshkuj, ose 89 centimetra nëse janë femra.
Pjesëmarrësit që do të merren në studim do të marrin falas një kontroll mjekësor nga klinikat e LLU-së si dhe një kompesim prej 300 dollarësh.
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...