Një studim shokues ka treguar se meshkujt që konsumojnë shumë coca-cola dhe pije të tjera të gazuara po dëmtojnë organin e tyre gjenital.
Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i një litre me pije të gazuara në ditë ul sasinë e spermatozoidëve me 30% dhe çon në çrregullime me ereksionin.
Studimi i ndërmarrë nga Spitali Universitar i Kopenhagenit mori nën vëzhgim mbi 2500 meshkuj dhe zbuloi se, meshkujt që ishin të varur pas pijeve të gazuara kishin 35 milionë spermatozoidë për mililitër, ndërsa ata që nuk pinin shumë kishin 56 milionë për mililitër.
Ky fakt i vendos ata në një rrezik të madh për t’u bërë jopjellor.
Studimi zbuloi se nuk ka lidhje mes niveleve të kafeinës tek cola dhe pijeve të tjera, por, sasia e spermës ulet për shkak të një ingredienti tjetër.
Konsumimi i tepërt i coca-cola dhe pijeve të tjera të gazuara shkakton gjithashtu probleme me ereksionin tek meshkujt.
Ky fakt është zbuluar nga shkencëtarët e “Universitetit Nikola Kopernikut” dhe profesorit Franciszek Lukaszczyk nga Spitali Memorial në Bydgoszcz, në Poloni.
Shkencëtarët theksojnë se, edhe pse ereksioni varet nga disa faktorë, si fizik ashtu edhe psikologjik, ingredientë të caktuar tek pijet e gazuara ndikojnë gjithashtu tek problemet e të “ngriturit”.
Ata pretendojnë se një ëmbëltues i gjendur tek këto pije mund të dëmtojë arteriet tek penisi, duke penguar qarkullimin e lirshëm të gjakut nëpër muskuj.
Shkencëtarët dolën në përfundimin se konsumimi i një kanaçe coca-cola ose pije tjetër të gazuar nuk ka ndonjë efekt anësor kaq alarmues tek meshkujt, megjithatë, ata që i konsumojnë këto produkte duhet të limitojnë sasinë e sheqerit në përgjithësi.
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...