Dëgjimi i këngëve të Adele në makinë mund të zvogëlojë stresin dhe të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të zemrës, thonë shkencëtarët.
Hulumtuesit realizuan një studim të vogël për gratë e reja në rrugët në Brazil dhe gjetën se dëgjimi i Enya-s dhe versioneve instrumentale të këngëve të Adele i qetësuan.
Versionet me pioano të “Someone Like You” dhe “Hello” u përfshinë në një listë të krijuar për të qetësuar shoferët e mbërthyer në trafik.
Muzika uli luhatjet në rrahjet e zemrës së tyre, të cilat me kalimin e kohës, mund t’i ndihmojnë ata të shmangin problemet serioze shëndetësore.
Muzika është zbuluar se nënndërgjegjeshëm ndikon në ritmet e valëve të trurit dhe rregullon aktivitetin në sistemin nervor, duke ulur presionin e gjakut dhe rrahjen e zemrës.
Ky eksperiment i shkallës së vogël u realizua nga shkencëtarët në dy universitete në São Paulo, Brazil, Universiteti Oxford Brookes dhe Universiteti Parma në Itali./zyrtare/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...