Dita e mirë shihet në mëngjes – është një thënie e vjetër, të cilën shumica nesh nuk e kupton seriozisht. Nuk është njësoj se çka bëjnë në mëngjes, ndërsa këto janë gabimet më të mëdha të cilat i bëjmë sapo i hapim sytë.
Alarmi për pak kohë
Shprehia që disa herë ta shtyjmë alarmin na nervozon, ndërkaq është dëshmuar që ky gjumë “i vjedhur” nuk rigjeneron. Prandaj, kurdiseni orën bash kur dëshironi të ngriheni nga gjumi dhe do të ndiheni mirë sepse keni treguar forcë dhe vullnet, transmeton Telegrafi.
Kontrollimi i celularit në shtrat
Shumica e njerëzve flenë afër apo me celularët e tyre – një zakon ky i cili jo vetëm që dëmton kualitetin e gjumit, por mund të shkaktojë çrregullime në mëngjes. Të kalosh disa minuta duke shfletuar nëpër të rejat në rrjete sociale mund t’ju bëjë që të ndjeheni në ankth dhe në pamundësi për t’u fokusuar gjatë gjithë ditës.
Mos-ngrënia e mëngjesit dhe pirja e kafesë
Të zëvendësosh mëngjesin duke e rritur energjinë me kafe mund të duket një ide e mirë, por nuk është ashtu. Ngrënia e mëngjesit është thelbësore për një shëndet më të mirë të përgjithshëm. Kështu, njëherë hani mëngjesin më pas mund të pini një kafe!
Kujdes me lëngjet e frutave
Lëngjet e frutave që kanë shumë sheqer dhe kalori duhen zëvendësuar me fruta. Përpiquni të hani sa më shumë fruta gjë e cila ju ndihmon të ndiheni më të ngopur. Ato përmbajnë më shumë fibra dhe në këtë mënyrë ju largon urinë për një kohë më të gjatë.
Kujdes me drithërat
Edhe nëse hani drithëra për mëngjes, duhet të keni kujdes me masën që përdorni pasi mund të rrezikoni të merrni më shumë kalori seç duhet dhe kjo mund t’ju bëjë të shtoni në peshë.
Fruta dhe kos
Kosi është gjithsesi një zgjedhje e mirë, por kosi i frutave kanë shumë sheqer dhe më shumë kalori seç ka nevojë trupi juaj. Gjeni një kos që është me sa më pak yndyrë dhe për të shtuar ëmbëlsinë mund të përdorni fruta të freskëta.
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit