Puna që kërkon të qëndroni ulur për një kohë të gjatë jo vetëm që shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe ashtit bishtor të prapanicës, por edhe rrit rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, kanë treguar dy studime të reja amerikane.
Por lajmi i mirë është që dhimbjeve të shpinës dhe pasojave më të këqija shëndetësore megjithatë mund t’u vihet fundi, dhe kjo me vetëdisiplinë në vend të punës. Çdo një orë çohuni nga karrigia dhe të paktën për pesë minuta bëni çka do, përveç se të qëndroni ulur.
Shkuarja në tualet, marrja e një gote ujë, shëtitja nëpër shkallë apo rreth ndërtesës janë hapat e parë në drejtim të përmirësimit të shëndetit. Do të ishte e shkëlqyeshme që çdo disa orë në punë të bëni disa ushtrime të zgjatjes. Por me e rëndësishme është, theksojnë mjekët, që pas punës të mos vazhdoni të qëndroni gjatë tërë mbrëmjes para televizorit.
Sa më aktiv të jeni në kohë të lirë, më të shëndetshëm do të jeni, thonë mjekët. E njëjta vlen edhe për ata të cilët ditën në punë e kalojnë në këmbë.
Femrat të cilat qëndrojnë ulur nga tetë orë në ditë kanë rrezik më të madh nga zgjerimi i venave të gjakut.
Ushtrimet rekomandohen edhe për sëmundjen më të përhapur të njeriut modern, të punësuar – stresin.
Nëse ai është kronik, truri nxit sekrecionin e rritur të hormonit të kortizolit dhe noroadrenalinës. Disa nga pasojat janë shtresat e akumuluara rreth belit, tensioni i rritur i gjakut, rreziku më i madh nga sëmundjet e zemrës.
Çfarëdo aktiviteti fizik do të zvogëlojë prodhimin e atyre hormoneve dhe do të relaksojë muskujt. Por, megjithatë rekomandohen ushtrime më intensive, siç është vrapimi. Ndihmë e madhe në luftë me stresin është edhe dëgjimi i muzikës, sepse zvogëlon tensionin dhe numrin e rrahjeve të zemrës, thonë mjekët.
Mos u kërrusni kur shtypni në telefon
Kërrusja gjatë shikimit në telefon ose iPhone po ashtu mund të ketë pasoja të rënda në qafë dhe në shpinë. Prandaj më së miri është që pajisjet të mbahen në nivel të syve për të qëndruar trupi në pozitë sa më të drejtë, thonë mjekët.
Shtresat ergonomike për tastierë dhe maus ruajnë nyjat
Ata të cilët shtypin shumë në tastierë duhet të marrin bazën ergonomike për tastierë dhe maus, e cila i lodh më pak nyjat. Pauzat e shpeshta po ashtu janë të domosdoshme, veçanërisht për femrat gjatë menstruacioneve, sepse atëherë grumbullohet më shumë ujë në nyje, çka krijon shtypje në to.
Kur i ngrini fëmijët, ndihmojeni veten me këmbë
Edukatoret shpesh duhet t’i çojnë fëmijët, çka mund të jetë shkak për dhimbjet në krahë dhe në shpinë. Mjekët u rekomandojnë edukatoreve në kopsht dhe nënave që derisa mbajnë fëmijët apo ndonjë barrë tjetër, ta kalojnë peshën edhe në këmbë.
Ushqimi në shtëpi shpëton
Njerëzit të cilët punojnë në ndërrime të natës vuajnë më shpesh nga sindroma e irritimit të zorrëve se ata që punojnë ditën.
Karrigia nuk është e parrezikshme
Nëse në punë rrini në këmbë dhe ecni shpesh, jeni më të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës dhe nga trashësia për dallim prej atyre që qëndrojnë në karrige.
Vikendi është i rezervuar për mbushje me energji
Nëse punoni në ndërrime të natës, është e rëndësishme që gjatë ditës të flini 7-8 orë të mira. Për të krijuar kushte të mira për gjumë, uleni temperaturën e dhomës, lëshoni roletat, dhe vendosni tampona/tapë në veshë. Po ashtu gjatë ditëve të lira flini sa më shumë që mundeni.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës