Në vend se të ndjeni drithërima të lezetshme gjatë marrëdhënieve seksuale, ju përjetoni dhimbje të padëshiruar.
Ky është një problem që i prekë miliona femra dhe përkeqësohet me moshën.
Në fakt, hulumtimi i bërë nga ‘Sex in Amerika’ ka zbuluar se 20 për qind e femrave e përjetojnë këtë dhimbje – 15 për qind para menopauzës, kurse 33 për qind pas.
Ka një numër shkaktarësh, në mesin e të cilëve edhe përbërësit që merren nga ushqimi, transmeton Telegrafi.
Dhimbja mund të shkaktohet, shkaku i tkurrjes së muskujve përreth vaginës, apo nga ushqimi që ka nivele të larta të përbërësit të njohur si oxalates – kjo ndikon në irritimin e uterës, te gratë që janë të ndjeshme në to.
Kur ky përbërës merret në masë të madhe, absorbohet nga zorrët dhe në kontakt me kalciumin, kthehet në sistemin e gjakut si kristale të forta mes oxalatës dhe kalciumit.
Këto lidhen mes vete dhe kapen për indin e butë, gjithkund nëpër trup, duke shkaktuar dëmtime dhe dhimbje.
Femrat që kanë problem me zorrë, mund të kenë dhimbje më të mëdha, sepse zorrët iu absorbojnë më shumë oxalates, duke dhënë efekt shumë më të madh.
Sipas studimit, është gjetur se një dietë prej tre deri në gjashtë muaj pa oblate, ndikon në përmirësimin e simptomave.
Ushqimet që kanë më së shumti oxalate janë: selino, kafeja, prasi, farërat, raveni, patatja e ëmbël, birra dhe dredhëzat.
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...