Bazuar në hulumtimet e kryera për shkollat, rreth 70 përqind e adoleshentëve përjetojnë ndjesi negative.
Grace, 16 vjeçare, është ngacmuar për 9 vitet e kaluara, ka ndryshuar shkollën dy herë, ka luftuar me mendime vetëvrasëse dhe ka marrë mjekim për ankth dhe depresion. Në një moment, thotë ajo “Nuk kisha kujt t’i drejtohesha në shkollë dhe ndihesha shumë keq sa që nuk doja të shkoja përsëri”.
Sipas hulumtimit të BBC në raportin për shkolla, gjysma e adoleshentëve me probleme mendore tentojnë t’i përballojnë ato vetëm. Dhe një e treta thanë se nuk ishin të sigurt mjaftueshëm për të folur me një mësues.
Kësisoj në pikën më të ulët Grace ka bërë një “video vetëvrasëse”, të cilën e ka postuar në YouTube.
“Unë do të rrihem çdo javë. Mësuesit nuk do të bëjnë asgjë për mua. Unë i kam dëgjuar mësuesit duke folur për mua pas shpinës sime”, ka shkruar ajo.
Sipas nënës së saj Sarah, Grace tashmë gjen ndihmë nëpërmjet terapisë me muzikë dhe përmes këshillimit, por gjen pak përkrahje direkt nga të dy shkollat e saj të para.
Mbështetja është më madhe në shkollën e saj të tretë, ku ajo ndihmon si ambasadore kundër ngacmimit ne shkolla. Ajo tashmë është edhe pjesëtare e Bordit Nacional të të rinjve kundër ngacmimit, transmeton Kosovapress. Nëpërmjet hulumtimit doli në pah se rreth 70% e adoleshentëve kanë përjetuar ndjenja të këqija në vitin e kaluar, si zemërim, mërzi, ankth, frikë apo pasiguri. 11% e kanë përshkruar vetën e tyre si jo të lumtur. 86% e kanë përshkruar vetën si të lumtur në përgjithësi. Ata thanë se gjëja më e rëndësishme në shkolla është mbështetja e nxënësve në shëndetin mendor, në mënyrë që t’u krijojë atyre bindjen se janë të sigurt për të biseduar me dikë mirëpo: 18 % prej tyre thanë se ndihma që kanë marrë nëpër shkolla është e varfër 66% thanë së ishte e mjaftueshme ndërsa pjesa tjetër deklaruan se kishin mundësi te flisnin me mësuesit për problemet e tyre. Nga hulumtimi kuptohet se mbështetja nga shkollat në shëndetin mendor të fëmijëve duhet të jetë e madhe. Kështu kryeministrja e Anglisë Theresa May, në janar ka lajmëruar për planet e saj për më shumë përpjekje në shëndetin mendor, dhe fokusi do të jetë tek fëmijët dhe të rinjtë.
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...