Shkencëtari kinez që pretendon se ka ndryshuar gjenet e dy foshnjave mbron punën e tij në një konferencë shkencore të zhvilluar sot, duke thënë se shkenca duhet të bëjë më shumë që të ndihmojë njerëzit për të luftuar sëmundjet.
Lajmi në lidhje me ndryshimet gjenetike që kishte bërë He Jiankui tek dy foshnje që të mos infektoheshin me HIV u shfaq këtë javë duke shkaktuar tronditje dhe dënime nga komuniteti i shkencëtarëve, si dhe pyetje nëse ai kishte marrë miratimin e nevojshëm etik.
Në samitin e dytë ndërkombëtar të Ndryshimit të Gjenomit të Njeriut në Hong Kong, ai mbështeti punën e tij, duke thënë se ka ndihmuar në përmirësimin e jetëve të pacientëve të tij.
“Për këtë rast specifik ndihem krenar. Ndihem shumë krenar. Sepse Mark, babai, kishte humbur shpresat për të jetuar. Por kur foshnjat lindën me këtë mbrojtje, ai dërgoi një mesazh ditën e lindjes së tyre duke thënë ‘do të punoj fuqishëm, do të fitoj para’ dhe se do të kujdesej për dy vajzat dhe bashkëshorten e tij për gjysmën e dytë të jetë së tij”, tha shkencëtari.
Ai njoftoi se është një tjetër shtatzëni e hershme me embrion të modifikuar gjenetikisht si pjesë e kërkimeve të tij klinike dhe pranoi se universiteti ku punon, Universiteti Jugor i Shkencës dhe Teknologjisë në Shenzhen, nuk ishte në dijeni të këtij studimi, përcjell Atsh.
Në total tetë çifte kanë marrë pjesë në këto kërkime. Burri ishte me HIV ndërsa gruaja jo. Ai përdori metodën e prerje-ngjitjes së ADN-së për të eliminuar gjenin CCR5 në embrion për të parandaluar infektimin e fëmijëve me HIV.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...