Shkencëtarët zbulonjë ilaçin që mund të ‘shkrijë dhjamin’

22:31 | 3 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Shkencëtarët skocez janë duke studiuar një ilaç të ri që mund të “shkrijë dhjamin” brenda arterieve.

Hulumtuesit nga Universiteti i Aberdeen-it kanë zbuluar se bërthama e një droge të re përmbys tërësisht efektet e aterosklerozëz, sëmundje e cila shkakton shumë probleme në zemër, transmeton portali arbresh.info

Kjo do të thotë se ky ilaç i ri mund të jetë një trajtim për sëmundjet e zemrës, sulmin në zemër dhe diabetin.

Ateroskleroza ndërton pllaka brenda artiereve dhe përbëhet nga yndyra, kolesteroli dhe kalciumi, të cilat me kalimin e kohës ngurtësohen dhe shkaktojnë probleme të mëdha në zemër.

Studiuesit kanë theksuar se ilaç i ri që mund të çrrënjosë këtë sëmundje me një dozë të vetme.

Profesorja Mirela Delibegovic dhe Daën Thompson nga Instituti i Mjekësisë në Universitetin e  Aberdeenit kanë theksuar se të gjithë njerëzit kanë një nivel të aterosklerozës.

Hulumtuesit kanë theksuar se eksperimenti është kryer në minjë dhe deri tani janë paraqitur rezultate mbresëlënese./arbresh.info/

Të ngjashme