Shkencëtarët nga Victor Chang Cardiac Research Institute në Sidnei, Australi, kanë publikuar së fundmi të dhënat e një studimi, pjesë e të cilit ishin gratë shtatzëna.
Qëllimi ishte identifikimi i vitaminës që ul rrezikun e defekteve të lindjes dhe aborteve spontane. Sipas hulumtimit të botuar në New England Journal of Medicine, një vitaminë e vetme mund të ketë aftësinë për të kuruar mungesat molekulare që shkaktojnë abort dhe defekte të lindjes.
Kur hulumtuesit ruajtën material gjenetik nga gratë që kishin lindur fëmijë me defekte apo kishin abortuar më shumë se dy herë, vunë re mutacione në gjenet e tyre. Kjo anomali ndikonte në prodhimin e një molekule të njohur si nikotinamid adenine dinucleotide ose NAD. NAD është një enzimë e gjetur në të gjitha qelizat e gjalla dhe është thelbësore për prodhimin e energjisë, riparimin e ADN-së dhe komunikimin qelizor.
Studiuesit pastaj studiuan gjenet tek minjtë. Ata i hoqën të dy gjenet që lidheshin me abortimet dhe defektet e lindjes për të parë nëse minjtë do të përjetonin defekte të lindjes nga prodhimet më të ulëta të NAD. Në fillim, studiuesit nuk panë ndonjë efekt të menjëhershëm dhe minjtë ishin ende duke prodhuar NAD. Pastaj, ata kuptuan se ushqimi që ushqejnë minjtë ishte e pasur me vitaminë B3 dhe kjo vitaminë i ndihmon të krijojnë atë molekulë.
Kur ata hoqen vitaminen B3 nga dieta e minjve, shumë prej minjve vdiqën para lindjes. Minjte që mbijetuan pësuan defekte serioze. Studimi 12-vjeçar zbuloi se rritja e niveleve të Vitamina B3 mund të rrisë prodhimin e NAD.
Kur minjtë hanin ushqim që përmbante Vitamina B3, të gjithë pasardhësit lindën të shëndetshëm. Rezultatet e studimit do të duhet të përsëriten në njerëz para se mjekët zyrtarisht të rekomandojnë shtojcat e vitamës B3 për gratë shtatzëna, por rezultatet e provës preklinike janë premtuese.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...