Shumica e njerëzve kanë dëgjuar për diabetin e tipit 1 dhe 2, por, shkencëtarët kohë më parë kanë zbuluar edhe tipin e ri të kësaj sëmundjeje.
Bëhet fjalë për diabetin e tipit 3c, i cili shkaktohet nga dëmtimi si pasojë e inflamacionit, tumorit ose operacionit të pankreasit. Dëmtimi i këtij organi jo vetëm që ndikon në aftësinë e prodhimit të insulinës, por edhe të proteinave, të cilat janë të nevojshme për tretjen e ushqimit, si dhe hormoneve tjera.
Studimi më i ri tregon se shumë raste të diabetit 3c janë diagnostifikuar si tipi 2. Vetëm tre për qind në bazë të mostrës së marrë, e cila ka përfshirë mbi dy milion njerëz, kanë pasur diagnozë të qartë të diabetit të tipit 3c. Ndryshe, diabeti i tipit 2 krijohet për shkak të pamundësisë së pankreasit që të përcjellë nevojat e trupit për insulinë. Shpesh lidhet me mbipeshën dhe mënyrën jo të shëndetshme të jetës. Studimet kanë treguar se shumica e njerëzve me diabet të tipit 3c kanë problem me insulinë, por edhe me enzime për tretje.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...