Shkencëtarët zbulojnë se çfarë qëndron pas sëmundjes së Parkinsonit

20:50 | 19 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një studim i fundit ka dhënë shpresë për shërimin e sëmundjes së Parkinsonit.

Shkencëtarët kanë zbuluar se niveli i tepërt i kalciumit në tru mund të qëndrojë pas sëmundjes, transmeton portali arbresh.info

Megjithëse minerali luan një rol të rëndësishëm në lidhje me përforcimin e sistemit nervor, studimi i fundit ka gjetur se nivelet e tepërta të saj mund të shkaktojnë vdekjen e qelizave nervore.

Autori i studimit Dr Amberley Stephens nga Universiteti i Cambridge ka deklaruar se “ekziston një ekuilibër i shkëlqyer i kalciumit dhe alfa-sinukleinës  në qelizë, dhe kur ka shumë nga njëra ose tjetra, bilanci mund të shkatërrohet, duke dërguar kështu njeriun drejt sëmundjes së Parkinsonit”.

Studiuesit shpresojnë se gjetjet e tyre mund të çojnë në zhvillimin e trajtimeve të reja, të tilla si bllokuesit e kalciumit, për të luftuar gjendjen e pashërueshme.

Ata shtojnë se ushqimet e pasura me kalium, si djathi, nuk kanë të bëjnë me çrregullimin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme