Studimi më i fundit shton shpresat për gjetjen e një kure që do të zhdukë kancerin. Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për zhdukjen e antigjeneve që shkaktojnë sëmundjen, të cilat janë rezistente ndaj ilaçeve.
Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar “puthjen e vdekjes” për antigjenët, që shkaktojnë sëmundjen Huntingdon.
Shkencëtarët nga Universiteti Dunde në Skotland mund të vënë në shënjestër këto antigjene duke i neutralizuar me anë të molekulave.
“E quajmë ‘puthja e vdekjes”, pasi është çelësi që na siguron shkatërrimin e antigjentit të keq” thotë profesor Alessio Ciulli, tek Universiteti Dunde.
“Dimë që shumë antigjene mund të shkaktojnë sëmundje, por nuk kemi arritur t’i bllokojmë që të mos jenë aktive”
Problemi më i madh është se nuk kemi arritur të gjejmë molekula që çaktivizojnë këto antigjene dhe ndalojnë funksionin e tyre”.
“Në vend të përdorimit të molekulave të vogla për të çaktivizuar antigjenin e keq, ne kemi zhvilluar një mënyrë për ta modifikuar atë, kështu mund të përdoret për të tërhequr antigjenët neutralizues, të cilët pastaj neutralizojnë edhe antigjenët ngjitur të këqij dhe veprojnë kundër tyre, duke nisur kështu një proces të vazhdueshëm shkatërrimi”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...