Shkencëtarët zbulojnë gjenin që ndikon në infertilitetin tek meshkujt

23:26 | 23 Prill 2019
Trina Galanxhi

Shkencëtarët kanë gjetur se minjtë infertil meshkuj kanë mungesë të një ‘gjeni riparues’ dhe shpresojnë se mund të japin përgjigje për rënien e numrit të spermës dhe cilësisë së saj.

Gjeni, XRCC1, është vendimtar për zhvillimin e spermës, siguron sasi të lartë të spermës, lëvizjen e shpejtë, formën normale dhe përqendrimin e fortë.

Më parë, nuk ishte e qartë se sa e rëndësishme ishte XRCC1 për fertilitetin mashkullor.

Por një studim i ri nga studiuesit kinez zbuloi se ishte e vetmja gjë që përcaktoi cilësinë e spermës në një grumbull minjsh mashkullor.

Megjithatë, është e paqartë se çfarë mund të shkaktojë mangësi në XRCC1.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme