Një ekip i shkencëtarëve zviceranë ka krijuar viruse artificiale që stimulojnë sistemin imunitar i cili në anën tjetër aktivizon dhe dërgon një “ushtri të fuqishme” të të ashtuquajturave qeliza vrasëse për të luftuar tumoret kancerogjene.
Qelizat e kancerit janë shumë të mira në shmangien e sistemit imunitar, por infeksionet virale e bëjnë trupin të veprojë shpejt, duke e stimuluar sistemin që të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar pushtuesin e padëshiruar, transmeton portali arbresh.info.
Kjo terapi e re projektuese kapitalizon aftësinë e trupit për të gjetur shpejt një virus, kështu që kur sistemi imunitar “e sheh” atë, mund të ndjekë kancerin, duke shpresuar ta vrasë tumorin, sipas njoftimit për shtyp të botuar nga Universiteti i Bazelit.
Studiuesit, të udhëhequr nga Profesor Daniel Pinschewer nga Universiteti i Bazelit dhe Profesor Doron Merkler nga Universiteti i Gjenevës, kanë ndërtuar viruse artificiale të bazuara në virusin choriomeningitis limfocitik (LCMV), të cilat mund të infektojnë të dy brejtësit dhe njerëzit.
Megjithëse viruset nuk ishin të dëmshme për minjtë, ato prodhuan sinjale alarmi të cilat ishin marrë nga sistemi imunitar i njeriut. Ekipi i virologëve gjithashtu integroi proteinat që gjenden në qelizat e kancerit në viruse.
“Ne shpresojmë që gjetjet dhe teknologjitë tona të reja së shpejti do të përdoren në trajtimet e kancerit dhe kështu të ndihmojnë për të rritur më tej normat e tyre të suksesit”, tha profesori Pinschewer në një deklaratë.
Hulumtimi i ekipit u botua të shtunën në revistën Nature Communications./Arbresh.info
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...