Shkencëtarët krijojnë vaksinë që kuron aknet

20:34 | 5 Prill 2017
Arbresh.info

Më shumë se 80% e adoleshentëve vuajnë nga aknet dhe çdo njeri duket se në faza të ndryshme të jetës kalon një formë të rëndë apo të lehtë të problemeve me lëkurën.

Aknet në thelb janë një sëmundje e gjëndrave të yndyrës e duke qenë se përqendrimi më i madh i këtyre gjëndrave është në fytyrë, gjoks edhe shpinë edhe sëmundja lokalizohet kryesisht në këto zona.

Ndonëse jo një problem i rrezikshëm për shëndetin, aknet kanë jo pak ndikim në jetën e një personi.

Jo të gjitha format e akneve mund të kurohen në kushte shtëpie, apo dhe në qendra estetike, ndaj një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego janë duke punuar për të krijuar vaksinën që kuron aknet një herë e përgjithmonë.

Vaksina është në fazë testimi dhe mendohet të dalë në treg për dy vite.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme