Shkencëtarët: Kjo gjë po iu shkakton kancerin e mushkërive

07:07 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Nëse jetoni diku nëpër vende të ulëta, kemi lajm vërtet të keq për ju, sepse pa marrë parasysh se a jeni në qytet apo fshat, në raport me njerëzit të cilët jetojnë në mal, keni shumë më tepër rrezik të sëmureni nga kanceri i mushkërive.

Përveç pirjes së duhanit, smogut, gjenetikës apo vendit të punës në minierë, një nga arsyet përse njerëzit nëpër rajone të caktuara më shpesh sëmuren nga kanceri në mushkëri është, besoni apo jo, ajri të cilin e thithin.

Në të vërtet, çështja është se nuk është njësoj se në cilën lartësi mbidetare jetojmë. Në vendet e ulëta ajri është më i dendur, e me këtë edhe më i pasur me oksigjen, i cili përkundër të mirave të veta, në sasitë e mëdha është i rrezikshëm për organizmin tonë, transmeton gazetametro.net.

Thjeshtë, oksigjeni është në element shumë i pazakontë. Çdo herë kur hamë,  trupi ynë e përdorë që ushqimin ta shndërrojë në energji. Mirëpo, oksidimi është proces i metabolizmin me të cilin lirohen shumë të ashtuquajtura radikale të lira, të cilët janë shumë kancerogjenë.

Këto atome shumë reaktivë kanë mundësi që të shkaktojnë rrëmujë në organizëm, saqë të vijë deri te dëmtimi i ADN’së, e me kohë edhe deri te mutacioni i qelizave, që sjellë kancerin. Duke marrë parasysh se në pyetje janë pikërisht mushkëritë, si pjesë e organeve të frymëmarrjes, ato janë të para në goditje të oksigjenit, ato janë më të rrezikuar prej sëmurjes nga kanceri.

Edhe pse kjo po tingëllon tmerrshëm, ky është proces natyror. Megjithatë, nëse dëshironi të zvogëloni rrezikun që të sëmureni nga kanceri i mushkërive, shpërnguluni në vende me lartësi më të madhe mbidetare, e më së miri në mal, sepse atje ajri është më i rrallë, ku mushkëritë e juaj jo vetëm që do të zgjerohen më tepër dhe punojnë ndryshe, por aty ka edhe më pak oksigjen me të cilin duhet të luftojnë.

Shkencëtarët amerikan kanë zbatuar një hulumtim të gjerë dhe kanë llogaritur se në çdo njëmijë metra të lartësisë mbidetare, numri i njerëzve të cilët sëmuren nga kanceri i mushkërive zvogëlohet shumëfish

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme