Shumicën e gjeneve të cilat i trashëgojmë vijnë nga gjyshja nga ana e nënës, kanë zbuluar shkencëtarët
Madje edhe nëse nuk kaloni shumë kohë me gjyshen nga nëna, lidhja midis jush kurrë nuk pushon, transmeton Telegrafi.
Nga të gjithë familjarët e tjerë, pikërisht ajo është më përgjegjësja për trashëgiminë e gjeneve.
Mesatarisht ndajmë 25 për qind të ADN-së me gjyshërit dhe gjyshet. Hulumtimi i bërë në Cambridge ka treguar lidhjen e pabesueshme me gjyshen nga nëna për shkak të kromozomeve X.
Pra, gjyshet nga ana e nënës ua përcjellin 25 për qind të gjeneve të veta nipërve, gjë që u mundëson që të trashëgojnë gjenet e tyre.
Gjyshet nga ana e babait bartin kromozomet X të vetat vetëm te mbesat, jo edhe te nipërit. Derisa gjyshja nga ana e babait 50 për qind të kromozomeve X janë të lidhura me mbesat, ato janë 0 0 për qind kromozome X të lidhura me nipat.
Fëmijët mbase duken mu sikur gjyshja, mirëpo madje edhe kur nuk është kështu, te ta gjithmonë do të gjurma e gjyshes: vrimat në faqe, buzëqeshjen, ngjyrën e syve, lëvizjet, mënyrën e ecjes.
Ndonjëherë trashëgojnë edhe strukturën e eshtrave, muskujve apo madje edhe sëmundjet gjenetike të gjyshërve dhe gjysheve të tyre.
Gjithashtu trashëgojnë përvojat emocionale të gjysheve të tyre nga nëna.
Emocionet të cilat gjyshja i ka ndier derisa ka qenë shtatzënë me vajzën e vet mund të barten në nipat e ardhshëm, sepse ai transformim mund të shënohet në ADN dhe të mbetet atje madje edhe nëse e kalojnë një gjeneratë.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...