Shkencëtarët kanë zbuluar se ngjyrosja e flokëve mund të jetë e rrezikshme për shëndëtin për shkak të komponimeve kancerogjene.
Çdo vit moda sjell një stil të ri për ngjyrosjen e flokëve, por sipas shkencëtarëve shumica e grave e vendosin veten në një rrezik të madh duke ndjekur tendencat aktuale, transmeton portal arbresh.info
Studiuesit kanë gjetur se ngjyrosja e flokëve ka kimikate që shkaktojnë kancerin e gjirit.
Studimi thotë se shpeshtësia e përdorimit të këtyre produkteve gjithashtu luan një rol të rëndësishëm. Të dhënat tregojnë se gratë që përdorin rregullisht ngjyra të përhershme kanë nëntë përqind më shumë të ngjarë të marrin sëmundje sesa ato që i përdorin ngjyrat më rrallë.
Sipas të dhënave krahasuese, gratë janë më të rrezikuara nëse ngjyrosin flokët shpesh. Nëse ato ngjyrosin flokët çdo pesë ose tetë javë, shanset për t’u prekur nga kanceri janë 60 përqind.
Studiuesit kanë studiuar prej kohësh lidhjen e mundshme mes ngjyrës së flokëve dhe kancerit, por rezultatet kanë qenë jo të plota. Në studimin e fundit të botuar në “Journal of Cancer” është gjetur se ngjyrosja e flokëve rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit.
Sipas shkencëtarëve, gratë afro-amerikane janë përdoruese të shpeshta të ngjyrës së flokëve./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...