Shkencëtarët iranianë: Arrat zvogëlojnë shanset të vdisni nga sëmundjet e zemrës

22:26 | 2 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Një studim i ri ka gjetur se konsumimi i arrave dy herë në javë ndihmojnë në zvogëlimin e gjasave për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.  

Hulumtimi i kryer nga Instituti Kardiovaskulare në Iran ka studiuar lidhjen e mundshme midis ngrënies së arrave dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes në popullatën iraniane, transmeton portali arbresh.info

Gjithsej 5,432 të rritur të moshës 35 vjeç e më të vjetër pa histori të sëmundjes kardiovaskulare ishin rekrutuar nga studimi.

Pjesëmarrësit u zgjodhën rastësisht nga zonat urbane dhe rurale të qarqeve në Isfahan, Arak dhe Najafabad dhe konsumimi i arrave, bajameve, lajthive, është matur duke përdorur një pyetësor të frekuencës ushqimore.

Studiuesit më pas ndoqën pjesëmarrësit për të regjistruar shkallët e ngjarjeve kardiovaskulare dhe vdekjes, duke përfshirë sëmundjen koronare të zemrës, goditje në tru, sëmundje kardiovaskulare totale, vdekje nga çdo shkak dhe vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare.

Gjetjet, të paraqitura të Shtunën në ESC (Shoqëria Evropiane e Kardiologjisë) treguan se konsumimi i arra dy ose më shumë herë në javë shoqërohet me një rrezik prej 17 përqind më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, kur krahasuar me ngrënien e arra një herë në dy javë.

“Arrat janë një burim i mirë i yndyrës së pangopur dhe përmbajnë pak yndyrë të ngopur”, tha autori i studimit, Dr. Noushin Mohammadifard. “Ata gjithashtu kanë proteina, minerale, vitamina, fibra, fitosterole dhe polifenole të cilat përfitojnë shëndetin e zemrës.”

Në studim nuk janë përfshirë veset tjera të njerëzve si pirja e duhani, alkooli dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Sipas udhëzimeve të ESC, konsumimi i 30 gramë arra të pjekura në ditë është pjesë e një diete të shëndetshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme