Shkencëtarët kanë identifikuar një proteinë të specializuar që parandalon qelizat e kancerit të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe të përhapen në pjesë të tjera të trupit.
Studiuesit nga Universiteti John Hopkins, Universiteti i Albertës dhe Universiteti Pompeu Fabra kanë gjetur se proteina TRPM7 mund të parandalojë përhapjen e kancerit në pjesë të tjera të trupit, transmeton portal arbresh.info
“Ne kemi gjetur se kjo protein, TRPM7, ndjen presionin e lëngut që rrjedh në qarkullim dhe parandalon përhapjen e qelizave përmes sistemit vaskular,” tha Kaustav Bera, një student PhD në inxhinieri kimike dhe biomolekulare në Universitetin Johns Hopkins, dhe një nga autorët e studimit.
Rezultatet e publikuara në revistën Science Advances tregojnë se rritja artificiale e proteinave TRPM7 mund të ndihmojë në ndalimin e intravaskularizimit dhe përfundimisht metastazave.
“Procesi është i ngjajshëm me atë që ndodh kur prekni një enë të ngrohtë, që e largoni dorën sapo të hetoni nxehtësinë”, tha autori kryesor i studimit, Konstantinos Konstantopoulos, profesor i inxhinierisë kimike dhe biomolekulare dhe anëtar i Qendrës së Kancerit Johns Hopkins.
“Proteina zbulon rrjedhën e lëngut në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe udhëzon qelizën të ndryshojë drejtimin, duke penguar rrjedhën intravenoze,” shtoi ai.
Christopher Yankaskas, një ish anëtar i ekipit të Konstantopulos, tha: “Shumë njerëz do të diagnostikohen me kancer primar, por përderisa ky tumor të përmbahet, një procedurë kirurgjikale mund ta shpëtojë personin”.
Të dhënat e pacientëve gjithashtu treguan se ata me osteosarkomë, kancer të gjirit, stomakut dhe mëlçisë që shprehnin nivele të larta të TRPM7 kishin më shumë gjasa të jetonin më gjatë sesa ata me nivele më të ulëta të kësaj protein.
Përkundër publikimit të studimit, shkëncëtareët kanë pohuar se duhet bërë më shumë kërkime se si kjo proteinë mund të bllokojë metastazat e kancerit, por tashmë dihet që ndihmon qelizat të rregullojnë nivelet e magnezit, kalciumit dhe zinkut./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...