Shkencëtarët francezë mundën të vrisnin koronavirusin në një temperaturë shumë më të lartë sesa mendohej më parë. Shkencëtarët francezë u befasuan nga rezistenca ndaj temperaturave të larta të treguara nga koronavirusi SARS-CoV-2 që shkakton sëmundjen COVID-19, në një nga shumë testet laboratorike që ata i realizuan javët e fundit.
Në një shkrim të përgatitur nga Universiteti Aix-Marseille në jug të Francës, u vërtetua se koronavirusi mund të mbijetojë në temperaturë deri në 60 gradë celsius për një orë.
Si pasojë e këtij zbulimi në laborator, ekipi akademik i drejtuar nga profesori Remi Charrel e solli virusin pothuajse në pikën e vlimit, në mënyrë që ta vrasin plotësisht, pa lënë asnjë gjurmë. Puna e Charrel u botua në bioRxiv.
Pasi u nxehën për kohën e paracaktuar për 60 minuta, në temperaturën prej 60°C, llojet virale në mjedisin e pastër vdiqën. Sidoqoftë, e njëjta gjë nuk ndodhi në mjedisin e ndotur, ku disa prej tyre mbijetuan pavarësisht nga temperaturat e larta.
Ekipi francez zbuloi se një temperaturë më e lartë mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit. Për shembull, ngrohja e mostrave në 92 gradë Celsius për 15 minuta mund ta bëjë virusin plotësisht joaktiv./blic/
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...