Shkencëtarët e Harvardit e kanë zbuluar një metodë për shërimin e shurdhërisë

12:13 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Trajtimi i shurdhësisë nga një terapi e cila i ndryshon gjenet ka rezultuar të jetë i suksesshëm.

Shkencëtarët e Harvardit i kanë shëruar minjtë e lindur të shurdhër nga ky trajtim, transmeton Telegrafi.

Ata e kanë përdorur metodën ‘Crispr CAS-9’ e cila i modifikon qelizat e ADN-së.

Kjo metodë e “përjashton” gjenin TMC1 i cili e shkakton shurdhërinë.

Njerëzit e kanë të njëjtin gjen, prandaj shkencëtarët shpresojnë se këtë metodë së shpejti mund ta përdorin edhe te njerëzit.

Teknika ‘Crispr CAS-9’ e pengon ADN-në duke e injektuar një virus me lëng që e ndryshon atë.

ADN-ja e modifikuar i mundëson qelizat të cilat janë përgjegjëse për zërin të rriten normalisht.

Vlen të ceket se ky hulumtim është publikuar në revistën ‘Nature’/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme