Shtimi i kilogramëve ka qenë i lidhur me depresioni nga shkencëtarët për vite me rradhe, por deri me tani arsyet kanë qenë të paqarta.
Megjithatë, një studim i ri i udhëhequr nga Universiteti i Glasgout ka zbuluar se lidhja mund të jetë deri tek yndyrnat dietale që hyjnë në tru nëpërmjet qarkullimit të gjakut, të cilat pastaj mund të grumbullohen dhe ndikojnë në sinjale neurologjike të lidhura me depresionin, transmeton portali arbresh.info
Studimi, i publikuar në revistën Translational Psychiatry të premten, u zhvillua në minj që ishin ushqyer dietat e dhjamit të dendur.
Hulumtuesit thanë se pas vëzhgimit të afërt, ata vunë në dukje se acidet yndyrore të ngopura hyjnë në trurin e minjve në rajonin e tyre hipotalamus, i cili lidhet me sistemin metabolik dhe dihet të jetë i lidhur me depresionin.
Acidet yndyrore pastaj ndikuan rrugët kyçe të sinjalizimit të cilat njihen si përgjegjëse për zhvillimin e sëmundjes mendore.
Profesor George Baillie, autori kryesor i studimit në Universitetin e Glasgou, komentoi: “Kjo është hera e parë që dikush ka vërejtur efektet e drejtpërdrejta që një dietë me yndyrë të lartë mund të ketë në zonat sinjalizuese të trurit që lidhen me depresionin./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...