Dieta e pasur me ushqime të detit gjatë fazës së hershme të shtatzënisë mund të ndihmojë foshnjën në përmisimin e vëmendjes.
Studiuesit në Institutin e Shëndetit Global në Barcelonë analizuan dietat e 1600 nënave gjatë shtatëzanisë dhe aftësitë e fëmijëve mbi vëmendjen u testuan deri në moshën tetë vjeç, transmeton portali arbresh.info
Ata gjetën se fëmijët nënat e të cilëve kishin ngrënë shumëllojshmëri të peshkut dhe ushqim deti , ërfshirë peshk të yndyrshëm, peshk të ligët, ton të konservuar dhe ushqime tjera, ishin shumë më të mirë në provë.
Rezultatet e larta u arritën nga fëmijët e nënave që kishin konsumuar peshk të pasur me yndyra, ndërsa fëmijët e atyre që kishin konsumuar peshk të konservuar shënuan rezultate më të ulëta.
Ekipi sugjeroi që rezultatet e testit mund të lidhen me ushqimet e detit që përmbajnë lëndë ushqyese të domosdoshme për zhvillimin e trurit, i cili ndodh në fillim të shtatëzanisë , të tilla si acidet yndyrore të pangopura.
Studiuesit, gjetjet e të cilit janë botuar në The International Journal of Epidemiology, gjithashtu analizuan të dhëna për zakonet dietike të fëmijëve në moshat një, pesë dhe tetë vjeç.
“Konsumi i ushqimit të detit gjatë tremujorit të parë të shtatëzanisë kishte një efekt më të madh në kapacitetin e vëmendjes së fëmijëve, në krahasim me konsumimin e të njejtit ushqim gjatë shtatzënisë së vonë”, tha autori i studimit Jordi Júlvez.
Ai deklaroi se ekspertët besojnë se nevojiten më shumë hulumtime për të përcaktuar saktësisht se cilat specie peshku dhe cilat sasi mund të jenë të dobishme për zhvillimin e fetusit./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...