Shkenca thotë se konsumimi i vezëve në mëngjes ndihmon në funksionimin e mirë të trurit

21:25 | 21 Mars 2019
Trina Galanxhi

Shumë njerëz nuk i njohin vlerat e mira shëndetësore që sjell veza.

Në disa studime thuhet se vezët përmbajnë kolesterol dhe se nuk janë të shëndetshme për zemër, por studimet tjera nxerrin me fakte të mirat që mund të sjellë konsumimi i vezëve, transmeton portali arbresh.info

Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur konsumin e rregullt të vezëve me sulmet në zemër, presionin e lartë të gjakut dhe shtimin e peshës. Kushtet që shkaktojnë dëme në zemër, në arteriet ose në qarkullimin e gjakut njihen gjithashtu për të rritur rrezikun e sëmundjes Alzheimer.

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, të rriturit e shëndetshëm nuk duhet të konsumojnë më shumë se 300 miligramë të kolesterolit në ditë. Një vezë e madhe ka rreth 186 miligramë kolesterol dhe një vezë të vogël rreth 141 miligram.

Një studim i ri nga Universiteti i Finlandës Lindore tani tregon se një konsum relativisht i lartë i kolesterolit dietik nuk është i lidhur me një rrezik të shtuar të sëmundjes koronare të zemrës, që konsiderohet  vrasësi numër një në botë.

Shumë njerëz besojnë se vezët rrisin rrezikun e demencës ose sëmundjes së Alzheimerit. Studiuesit finlandezë, megjithatë, kanë gjetur se veza mund të ndihmojë në funksionimin e mirë të trurit.

Për studimin e tyre, të botuar në American Journal of Nutrition Clinical, shkencëtarët analizuan dietat e rreth 2,500 meshkujve të moshës midis 42 dhe 60 vjeç gjatë një periudhe prej 22 vjetësh. Në fillim të analizës, asnjë nga pjesëmarrësit nuk u diagnostikua me Alzheimer ose me çmenduri.

Autorët e studimit zbuluan se as kolesteroli as konsumimi i vezëve nuk ishte e lidhur me një rrezik më të lartë të zhvillimit të demencës apo Alzheimer.

Autori i studimit Prof. Jyrki Vitraen ka theksuar se vezët nuk kanë ndonjë lidhje me sëmundjen e kolesterolit të lartë.

Shkencëtarët gjetën se futja e vezëve përmirësoi performancën në testet neuropsikologjike të lobit frontal dhe funksionimin ekzekutiv./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme