Burrat që janë shëruar nga koronavirusi duhet të abstenojnë marrëdhëniet seksuale, në mënyrë që të mos kalojnë virusin përmes spermës, sugjeron një studim i ri.
Pacientët në Kinë që dhuruan mostra disa ditë pasi simptomat e virusit i ishin venitur, shfaqnin prova të Covid-19, shkruan The Telegraph.
Gjetjet i kanë lënë shkencëtarët të shqetësuar se sëmundja vdekjeprurëse mund të transmetohet seksualisht. Shefat shëndetësorë po këshillojnë njerëzit që të shmangin marrëdhëniet intime për një kohë të caktuar, pas përfundimit të simptomave të tyre.
Në spermën e njërit nga pacientët në studim, në Spitalin Komunal Shangqui në Provincën Henan, u gjet virusi 16 ditë pas shërimit.
“Abstenenca ose përdorimi i prezervativit mund të konsiderohen si mjet parandalues për këta pacientë”, shkruhej në studim, të botuar në revistën Journal of the American Medical Association.
Nuk dihet ende nëse prania e Covid-19 në testis ndikon në aftësinë riprodhuese të burrave./lajmi.net/
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...