Njerëzit që jetojnë me ndotje të ajrit kanë nivele më të larta të depresionit dhe kanë gjasa më të mëdha për vetëvrasje, thuhet në një raport të përmbledhur të të dhënave globale.
Ndalimi i ndotjes së ajrit në të gjithë botën në kufirin ligjor të BE-së, mund të parandalojë miliona njerëz të preken nga depresioni, sugjeron studimi i fundit. Kjo do të thotë që ekspozimi ndaj ajrit të ndotur është duke shkaktuar rritje të rasteve me depresion, transmeton portal arbresh.info
Ndotja e grimcave të analizuara në studim është prodhuar nga djegia e karburanteve fosile të automjeteve dhe industrive.
Studiuesit thanë se provat e reja forcuan më tej thirrjet për të trajtuar atë që Organizata Botërore e Shëndetit e quan “urgjencë të shëndetshme publike” .
“Ne kemi treguar se ndotja e ajrit mund të shkaktojë dëm të madh në shëndetin tonë mendor,”, tha Isobel Braithëaite, nga University College London (UCL), autore e studimit.
Sipas OBSH-së, më shumë 264 milionë njerëz janë të prekur nga depresioni.
Studiuesit thanë se në rast të përmbushjes së kufirit të BE-së për ndotjen e ajrit, rreth 15% e të prekurve nga depresioni mund të parandalohen.
Hulumtimi i publikuar në “Environmental Health Perspectives” përdori kritere të rrepta cilësie për të zgjedhur dhe për të bashkuar të dhëna kërkimore nga 16 vende të botës.
Studimi ka gjetur se ekziston një lidhje e fortë mes ajrit të ndotur, depresionit dhe vetëvrasjeve. Kjo mbështetet nga hulumtimet më të fundit, përfshirë studime që lidhin ndotjen e ajrit me “vdekshmëri jashtëzakonisht të lartë” tek njerëzit me çrregullime mendore dhe një rrezik të katërfishuar të depresionit tek adoleshentet. /arbresh.info/
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...