Shkencëtarët thonë se kanë tashmë një ide më të mirë se ku mund të lokalizohet dashuria në trurin e njeriut, e madje se cila tipe dashurie janë më të fuqishme.
Skanimet e trurit me rezonancë magnetike tregojnë se dashuria sillet rreth zonave ku procesohen informacionet shoqërore, shkruanin studiuesit në revistën mjekësore Cerebral Cortex.
Dashuria e prindërve për fëmijët gjeneronte sipas tyre aktivitetin më të madh, aq sa përzihej me pjesë të tjera të trurit.
“Dashuria prindërore aktivizonte thellë sistemin e shpërblimit të trurit në zonën ‘striatum’ me tipare të ndryshme nga çdo lloj tjetër dashurie,” tha studiuesja Parttyli Rinne, e universitetit Aalto në Finland.
Dashuria romantike gjithashtu gjeneronte aktivitet të madh cerebral, por gjithsesi përmbahej në zona të caktuara relativisht të vogla të trurit, thanë studiuesit.
Dashuria për natyrën e kafshët aktivizonte sistemin e shpërblimit/kënaqësisë së trurit dhe zonat e tij vizuale, por jo rajonet e sjelljeve shoqërore që përfshijnë dashurinë për njerëzit e tjerë.
“Kjo na jep një panoramë më të saktë në lidhje me aktivitetin në zonat e ndara të trurit”, shkruanin studiuesit.
Në studimi ata pyetën 55 prindër mbi lidhjet e tyre të ndryshme ku përfshiheshin dashuri të ndryshme që ata ndjenin, si ajo prindërore, ndaj partnerit, ndaj natyrës, ndaj një aktiviteti apo të tjera.
Duke analizuar reagimet e tyre ndaj stimujve të jashtëm u zbulua se zonat e trurit të aktivizuara për dashurinë mes njerëzve ishin të ndara nga ato për dashuri të tipeve të tjera.
Për shembull dashuria për njerëz të huaj ishte më pak shpërblyese dhe shkaktonte më pak aktivitetet, në krahasim me dashurinë e marrëdhënies intime.
Në përgjithësi nocionet e dashurisë për natyrën e kafshët nuk ishin të njëjta, por ajo për kafshët shtëpiake ishte e fortë dhe përfshinte zonat e rezervuara të dashurisë për njerëzit, thanë studiuesit.
“Dashuria për kafshët shtëpiake përfshinte dhe zona të trurit të rezervuara normalisht për dashurinë ndaj njerëzve, dhe kjo shihej më e theksuar te ata që zotërojnë kafshë sesa te ata që nuk mbajnë kafshë”, tha Rinne.
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...