Nga dhimbjet e eshtrave nuk do të shpëtojë askush. Nëse jo në moshë të re, me kalimin e viteve këto dhimbje do të shfaqen gjithsesi.
Veçanërisht te gratë këto dhimbje janë më të shpeshta sepse 1 nga 3 gra ankohen për sëmundje të eshtrave, ndërsa te burrat ky numër është më i vogël – 1 në 5. Arsyeja besohet të jenë ndryshimet në trup që i përjeton femra gjatë jetës së saj. Por shkaktarët mund të jenë nga më të ndryshëm.
Hulumtuesit e Universiteti të Bufalos në New York e studiuan këtë dukuri te 11,084 persona. Të gjitha pjesëmarrëset ishin gra mbi moshën 50 vjeç apo në periudhën e menopauzës.
“Shtëpiaket e dëshpëruara”… edhe gratë rrëmbejnë armët për t’u mbrojtur nga armiku
Në këtë studim u vëzhguan disa pjesë të përditshmërisë së tyre dhe se si ajo ndikon në shëndetin e kockave. Të dhënat treguan se gjumi ishte faktori kryesor që i ndihmon ose jo kockat. Krahasuar me gratë që flenë më shumë se 5 orë gjumë çdo natë, ato që flenë më pak kanë shansa më të mëdha të preken nga osteoporoza. Te ky grup u pa se mosha e kockave të tyre ishte të paktën një vit më e vjetër se e pjesëmarrësve të tjerë.
Eshtrat që preken dhe dobësohen më shpejt janë ato të qafës, kyçeve dhe shtyllës kurrizore. Kjo mund të shkaktojë dhimbje të vazhdueshme mesi, qafe, ndryshime në strukturën e trupit apo vështirësi në lëvizje.
Mjafton të flini mbi 5 orë apo 7 orë gjumë të qetë çdo natë dhe do të siguroni një shëndet të mirë për eshtrat dhe të gjithë organizmin.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League