Google ADS

Shkaktari kryesor i sëmundjes së diabetit, faktet e reja

12:43 | 7 Dhjetor 2023
K.B

Kohët e fundit, për shkak të karantinës, ushqimi ka qenë instrumenti i duhur për mbijetesë, e për fat të keq në shumë raste edhe për mbipeshën.

Kjo e fundit, sipas ekspertëve, përshkruhet si një ftesë e hapur për shfaqjen e diabetit të tipit 2.

Një studim i publikuar në revistën mjekësore Diabetologia, të cilit i referohet AgroWeb.org, paralajmëron se mbipesha gjashtëfishon rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

8 simptomat e pazakonta të diabetit të tipit 2

I njëjti studim thotë se përveç simptomave të njohura, sëmundja e diabetit të tipit 2 shoqërohet edhe me disa simptoma të tjera befasuese.

Bëhet fjalë për:

Erë e gojës me shije frutash

Infeksione të përsëritura urinare

Të përziera e të vjella

Dhimbje në krahë e në këmbë,

Mjegullim të shikimit

Rënie të beftë nga pesha

Luhatje humori të pashpjegueshme.

Mbipesha dhe sëmundjet e tjera

Përveç diabetit, ndër sëmundjet më të përhapura si pasojë e mbipeshës janë:

Sëmundjet kardiovaskulare

Sëmundjet e kockave, artriti, osteoartriti

Presioni i lartë i gjakut

Sëmundjet kancerogjene

Vështirësi në frymëmarrje

Dhjamosja e mëlçisë
Megjithëse ka një sërë arsyesh se përse këto sëmundje mund të shfaqen, ekspertët thonë se ka një lidhje shumë domethënëse mes obezitetit dhe sëmundjeve vdekjeprurëse.

Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje problematike dhe mund të ndodhë si pasojë e pirjes së tepërt të alkolit por edhe të mbipeshës.

Depozitat e mëdha dhjamore nxisin inflamacionin, dëmtojnë qelizat e mëlçisë, shkaktojnë cirrozë e deri në tumor.

Tek diabetikët, këto depozita dhjamore shkaktojnë probleme madhore që shtrihen përtej mëlçisë e deri tek veshkat e truri.

Regjimi mesdhetar për një rënie të shëndetshme nga pesha
Sipas ekspertëve, rënia nga pesha mundësohet nga aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme.

Një nga regjimet më të mira për njerëzit që kanë probleme me mbipeshën është ai Mesdhetar.

Ky regjim rekomandon ngrënien e shumë frutave, perimeve, arrorëve, farave, drithërave të plota, peshkut dhe vajit të ullirit.

Sa i përket aktivitetit fizik, ekspertët këshillojnë aerobinë dhe trajtimet që stimulojnë rezistencën e njeriut./AgroWeb.org

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme