Seksi është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë, në bazë të moshës, përvojës, statusit, aspekteve fizike dhe psikike karakterizon mirëqenien tonë.
Tek disa persona, seksi nuk është vetëm pjesë e jetës, por bëhet një aktivitet i cili karakterizon çdo ditë, derisa personi humb tërësish mundësinë e të kontrolluarit vetveten.
Varësia seksuale është një sjellje e cila karakterizohet nga iluzioni i të bërit diçka që largon apo i tejkalon vështirësitë e përditshme të jetës (V. Caretti, G.Di Cesare, 2005).
Aktualisht, përtej meshkujve 40-50- vjeçarë, ka edhe moshuar. Të njëjtat kërkime pohojnë se për Shqipërinë nuk ka akoma statistika të veçanta.
Personi me varësi seksuale kalon ditën duke fantazuar seksualisht (shumë orë duke menduar sesi do kalojë aventurat e ardhshme seksuale); masturbimi (ndonjëherë orët e tepërta që kalon duke u prekur, sjellin dëme në organe gjenitale); rol seksual të ngacmueshëm (kalon kohën duke kërkuar aktivisht partner për të pasur raporte); seks anonim (me persona që nuk njeh dhe e njohin, duke bërë pjesë në orgji, raporte për një natë apo duke kërkuar vende që ofrojnë seks për një natë); seks me pagesë (prostitucion, linja telefonike erotike, revista që ofrojnë numra telefoni); seks i shitur (filma erotikë ose fotografi amatoriale me sfond seksual).
Ky aktivitet vazhdon në ditët dhe javët e personit, derisa ai humbet punën, familjen dhe shoqërinë dhe gjendet vetëm.(M. Spaccarotella, 2016) Personi për t’u diagnostikuar si Varësi Seksuale (hypersexual disorder) duhet të ketë këto sjellje për të paktën 6 muaj, dhe ndërkohë te familja, puna dhe miqësia të kenë arritur një modifikim të konsiderueshëm.
Çfarë dëmesh shkakton varësia seksuale në jetën e një personi? Humbja e lidhjeve, zakonisht nëse janë të martuar, arrin shpejt në divorc apo ndarje; humbja e fëmijëve, abort apo humbja e kujdestarisë; fëmijët nuk janë pjesë të jetës së personit që është në varësi; humbja e miqësive; infektimi me sëmundje; humbja e sasive të konsiderueshme të lekëve; zhvillim i çrregullimeve seksuale; zhvillimi i turpit dhe ndjesisë së fajit; ndjesi izolimi; humbja e vendit të punës, humbja e vetëvlerësimit dhe integritetit psikik; tentativa vetëvrasjeje.
Trajtimi i varësisë bëhet nëpërmjet psikoterapive individuale, ose në grup, por në disa raste është i nevojshëm përdorimi i ilaçeve që rrisin serotoninën, antidepresivëve, ansiolitikëve dhe stabilizatorëve të humorit, sepse varësia është një problematikë që prek biologjinë, psikologjinë dhe kulturën. Për kurën e kësaj varësie nevojitet një ekip multi disiplinor si psikologu, psikiatri dhe seksololgu.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...