Shkaktar i mbipeshës, ushqimi me kalori të lartë

12:25 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Dihet se shumë amerikanë sot vuajnë nga mbipesha e tepërt dhe sipas eksertëve, një nga arsyet është se shumë restorante ofrojnë ushqime me kalori të lartë.

Statistikat tregojnë se ushqimi i restoranteve përmban më shumë kalori se sa mendohet. Në një restorant të Çikagos, këta klientë as që e dinë se sa kalori përmban pica që hanë. Njëri thotë 800 kalori tjetri 600. Në fakt një picë e zakonëshme  përmban 2060 kalori ose njësoj sa 19 akullore.

Madje edhe disa ushqime që mendohet të jenë të jenë deri diku të shëndetëshme, si për shembull pastiçe me brokolli, apo mish pule me djathë, vetëm një racion i tillë përmban 2000 kalori, po aq kalori sa ndodhen në dy biftekë të shoqëruar me dy patate  të pjekura dhe dy sallata.

Në disa restorante të Çikagos ofrohen 30 lloj ushqimesh me kalori të ulët. Ndërsa në ndonjë restorant të thonë se përmbajtja e kalorive në ushqimet që shërbehen nuk është diçka e fshehtë. Lista me të dhënat mbi sasinë e kalorive vendosen tani në hyrje të restorantit.

Por Qendra për Shkencë në Interes të Publikut kërkon që klientët të njihen me rrezikun apo pasojat e ushqimeve me kalori të lartë. Xhein Hurli e kësaj qëndre thotë se etiketat me të dhëna rreth sasisë së kalorive në ushqimin e restoranteve duhet të jetë të dukëshme e të sakta njësoj si ato në etiketat që përdorin dyqanet ushqimeve, si dhe të pasqyrohen në menutë e ushqimeve krahas çmimit të tyre. Ky grup po kërkon me këmbëngulje që qeveritë e shteteve dhe ajo federale të vendosin rregulla që pasqyrimi i sasisë së kalorive në ushqime të bëhet i detyrueshëm për çdo restorant.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme