Mungesa e disa baktereve specifike te zorrët mund të jetë shkak për çrregullime depresive tek individët, sipas studimit të botuar në revistën “Nature Microbiology” që përfshinte dy mostra prej mbi 1 000 individë të ekzaminuar, shkruan CRI.
Udhëhequr nga Jeroen Raes e VIB-KU Leuven, në Belgjikë, studimi gjeti se dy lloje të baktereve, Coprococcus dhe Dialister, janë vazhdimisht në nivel të ulët në zorrët e njerëzve që vuajnë nga depresioni, dhe për këtë arsye një grup i ekspertëve kanë lidhur veprimtarinë e disa baktereve të zorrëve me shëndetin mendor, në veçanti aftësinë e baktereve për të prodhuar një substancë të ngjashme me ‘dopaminën’ (edhe një neurotransmitter lidhur me ndjenjën e kënaqësisë).
Ekspertët kanë studiuar më parë gjenomën e baktereve të zorrëve të 1,054 personave të përfshirë në projektin “Flemish Gut Flora Projekt” dhe më pas e përsërisnin analizën në një mostër të dytë prej 1,062 individësh që i përkisnin projektit hollandez “LifeLinesDEEP”, përcjell CRI, Radio e Jashtme e Kinës.
Në mostrat e ekzaminuara ka pasur edhe pacientë të prekur nga çrregullime depresive. Në të dy rastet, studimet zbuluan dallimet në përbërjen e gjenomit të zorrëve të individëve të diagnostikuar me depresion në krahasim me subjektet e kontrollit të shëndetshëm.
Gjatë zbulimit, shumëllojshmëria e llojeve të baktereve në zorrë të personave që vuajnë nga çrregullime depresive ishte më e pakët sesa e atyre pa çregullime.
Çfarë janë probiotikët?
Në vitin 2002, një grup i përbashkët studiuesish nga FAO dhe OBSH-ja i
përkufizuan probiotikët si “mikro-organizma të gjalla që janë të dobishme për shëndetin tonë.” Me fjalë të tjera, probiotikët janë “bakterie të mira” që paraqiten në zorrë. Ato gjenden tek ushqimet, por edhe në formë suplementi Në aparatin tretës gjenden mbi 500 lloje të ndryshme bakteriesh. Ato ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të zorrëve, por edhe për tretjen e ushqimeve.
Përfitimet shëndetësore nga probiotikët
Studimet kanë treguar se probiotikët përmbajnë vitamina B, kalcium, hekur, zink, bakër, magnez dhe fosfor. Disa studime të tjera kanë treguar se probiotikët forcojnë imunitetin duke rregulluar aktivitetin e limfociteve dhe antitrupave
Bakteriet e mira të grupit Lactobacillus luftojnë pezmatimin e mishit të
dhëmbëve, duke mundësuar një gojë të shëndetshme.
Si funksionojnë probiotikët?
Studiuesit besojnë se çrregullimet në tretje ndodhin kur prishet ekuilibri i
bakterieve të mira në zorrë. Kjo mund të ndodhë pas një infeksioni ose pas marrjes së antibiotikëve.
“Probiotikët përmirësojnë funksionin e zorrëve,” thotë Stefano Guandalini, profesor i pediatrisë dhe gastroenterologjisë pranë Universiteti të Chicago-s. Ai shton se këto mikro-organizma ndihmojnë gjithashtu për të luftuar bakterien që shkakton diarre.
Probiotikët dhe sistemi imunitar
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...