Shëtitja në park i zvogëlon rreziqet e sëmundjeve të zemrës

17:37 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Një studim ka zbuluar se shëtitjet në park janë të mira për ju sepse shpenzimi i kohës në natyrë e përmirëson shëndetin në periudhë afatgjate.

Sipas tyre, largimi nga xhungla e jetës urbane për t’u shëtitur në hapësira të gjelbra i zvogëlon rreziqet e tipit 2 të diabetit, sëmundjeve të zemrës, vdekjes së parakohshme, stresit dhe shtypjes së lartë të gjakut.

Ata që shpenzojnë kohë në ambient të hapur janë të ekspozuar ndaj shumë baktereve të ndryshme të cilat e forcojnë sistemin mbrojtës të trupit.

Autorja e këtij studimi, Caoimhe Twohig-Bennett, thotë se shpenzimi i kohës në natyrë vërtet se na bën më të shëndetshëm.

Përndryshe, këto zbulime janë publikuar në revistën “Environmental Research”/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme