Përveç që kanë pamje të keqe, thembrat e çara edhe shkaktojnë dhimbje.
Fatmirësisht, përbërësi i zakonshëm që gjendet në kuzhinë mund të ketë efekte shëruese në thembrën tuaj. Kjo pasi që soda e bukës ka veti antiseptike që reagojnë kundër infeksioneve në thembrat tuaja, transmeton Telegrafi.
Soda e bukës jo vetëm që është efektive për sëmundjet e lëkurës, por është edhe e lirë dhe përdorimi i rregullt ua bën këmbët e buta.
Përbërësit:
– Tri lugë gjelle sodë buke
– Katër deri pesë litra ujë
Përgatitja:
Filloni duke e përzier sodën e bukës me ujë të nxehtë dhe futni këmbët në ujë për 10-15 minuta.
Kur këmbët të jenë zbutur mirë, pastroni ato me ujë të nxehtë, leni të thahen dhe lyeni me krem apo vazelinë.
Koha më e mirë për ta bërë këtë është para se të flini dhe për rezultatet më të mira duhet ta përsëritni këtë çdo ditë për një javë!
Pasi ta bëni për një javë, pushoni pesë ditë dhe përsëriteni prapë trajtimin. Duhet t’i kompletoni tri trajtime të tilla për t’i bërë këmbët mjaftueshëm të buta.
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...