Fruti i preferuar mesdhetar dhe një përbërës i domosdoshëm i pjatave mesdhetare, përveç shijes unike, është zbukuruar me një kombinim perfekt vitaminash dhe mineralesh.
Kjo është arsyeja pse ullinjtë janë përdorur si ilaç që nga kohërat e lashta dhe besohet se shërojnë deri në 60 lloje sëmundjesh, transmeton portal arbresh.info
Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës E, ullinjtë klasifikohen si një antioksidant i rëndësishëm.
Ullinjtë përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe medicinale, si vitamina C, D, A, K, yndyrna bimore, proteina, beta-karoten, enzima, acide yndyrore të pangopura, acid omega-3, oleuropein, acid oleik, acid stearik. acid palmitik, klorofil, flavonoid, fitosterole, hekur.
Por si ta përdorni këtë frut të shëndetshëm si çaj?
Për një filxhan me 300 mililitra çaj, ju nevojiten 15 deri në 20 gjethe ulliri të thara.
Lëreni ujin të vlojë, shtoni gjethet dhe ziejini me to edhe për 2 deri në 3 minuta. Lërini gjethet të qëndrojnë në ujë edhe për 10 minuta dhe i hiqni. Nuk është mirë që gjethet të qëndrojnë për një kohë të gjatë.
Pija mund të pihet e ftohtë, ose e nxehtë me mjaltë, limon ose asgjë.
Çaji duhet pirë çdo ditë për të ndjerë përmirësimet për sëmundje të ndryshme.
Çaji ka një shije të butë me hidhërim mezi të dukshëm. Lani gjethet dhe thajini në ajër, më pas ruajini në një enë të mbyllur larg nga rrezet e diellit.
Hulumtimet e fundit kanë konfirmuar se çaji i gjetheve të ullirit ka më shumë antioksidantë edhe se çaji jeshil, duke e bërë atë një nga çajrat më të shëndetshëm në planet./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...