Sheqeri natyral që gjendet në mjaltë dhe pemë, e përmirëson aktivitetin e trurit

13:52 | 2 Shkurt 2018
Arbresh Info

Shumica e ekspertëve shëndetësore këshillojnë ta zvogëloni sasinë e sheqerit që e konsumoni, në mënyrë që t’i reduktoni rreziqet e shtypjes së lartë të gjakut dhe sulmeve të zemrës.

Por, doktori Drew Ramsay beson se sheqeri mund të ketë efekte pozitive dhe fitimprurëse në trurin e njeriut, transmeton Telegrafi.

Ai pohon se sheqeri është vital për shëndetin e trurit sepse i shfrytëzon 400 kalori të glukozës çdo ditë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se konsumimi i dy çokollatave do ta furnizojë trurin me energjinë kualitative për të cilën ka nevojë.

E rëndësishme është se nga cilat ushqime truri furnizohet me sheqer.

Fruktoza, e cila gjendet në shumicën e ushqimeve të pashëndetshme, nuk është shumë e preferueshme. Por, sheqeri natyral që gjendet në mjaltë dhe pemë mund të kontribuojë për një shëndet të mirë të trurit.

P.sh., një banane me madhësi mesatare përmban 14 gramë sheqer natyral.

Konstatimi i Ramsay është se një sasi e caktuar e sheqerit natyral e ndihmon trurin tej mase të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme