Konsumimi i tepërt i kripës mund të jetë i rrezikshëm, mirëpo njerëzit nuk e dinë se kur kanë ngrënë shumë kripë.
Kripëzimi i tepërt i ushqimit mund ta rritë rrezikun e shtypjes së lartë të gjakut dhe ka një sërë shenjash që tregojnë se keni marrë shumë kripë.
Një shenjë është ënjtja e duarve dhe këmbëve. Kripa rrit sasinë e ujit që mbani në trup, gjë që mund të shkaktojë edemë – termi mjekësor për ënjtjen e nyjave, këmbëve dhe shputave.
Siç transmeton The Sun, dhe pse ënjtja shpesh mund të largohet vet, mund të jetë shenjë e diçkaje serioze nëse nuk largohet brenda pak ditësh.
Olivia Burley, nutricioniste për Programin NHS për Parandalimin e Diabetit, ka thënë se kur konsumohet shumë kripë, organizmi e ruan natriumin e tepërt dhe e rrit lëngun jashtë qelizave.
“Kjo bën që veshkat të kenë funksion të reduktuar, të heqin më pak ujë dhe për këtë arsye ta rritin presionin e gjakut”, është shprehur ajo për MailOnline.
Mund ta rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmit në zemër dhe goditjes në tru, si dhe aneurizmave, sëmundjeve të veshkave dhe demencës.
Kripa e tepërt është një nga shkaqet kryesore të problemeve kardiovaskulare. Udhëzimet sugjerojnë që të rriturit duhet të marrin jo më shumë se 6 g në ditë, por shumica e njerëzve marrin më shumë se kjo dozë.
Pjesa më e madhe e kësaj kripe nuk vjen nga shtimi në ushqim, por fshihet në përbërësit e gatshëm për t’u ngrënë, siç janë buka dhe salcat – raporton Blood Pressure UK.
Kjo mund të shkaktojë ënjtje të duarve ose këmbëve për rreth një ditë. pasi keni ngrënë ushqime të pasura me kripë, thonë ekspertët.
Studimi, i publikuar në Neurourology and Urodynamics, zbuloi se konsumimi i tepërt i kripës çdo ditë lidhej me ënjtjen e këmbëve te meshkujt e moshuar.
Ky nuk është një reagim i menjëhershëm pas ngrënies, por nëse vëreni ënjtje në këto zona brenda 24 orëve nga ngrënia e ushqimit të kripur, mund të ketë lidhje. Nëse ënjtja nuk largohet pas disa ditësh, mund të jetë një shenjë se duhet të konsultoheni me një mjek. /Telegrafi/
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...