Google ADS

Shenjat që tregojnë se vuani nga depresioni

00:04 | 8 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Puna, problemet dhe obligimet ndikojnë te disa njerëz që të mos kenë kohë të merren me gjendjen e tyre mentale.

Depresioni është njëri nga “vrasësit” më të mëdhenj të funksionimit normal të organizmit dhe varësisht nga forma, duhet të shërohet sikur çdo sëmundje tjetër.

Instituti nacional për shëndet mental në SHBA ka numëruar disa simptoma, të cilat janë pjesë e depresionit.

1. Keni vështirësi me koncentrim, mbani me vështirësi detajet dhe sillni me vështirësi vendimet.

2. Jeni të lodhur dhe vazhdimisht keni mungesë të energjisë.

3. Ndiheni më pak të vlefshëm ose të pa ndihmuar.

4. Vuani nga pagjumësia

5. Nervozoheni lehtë

 6. Keni humbur dëshirën dhe vullnetin për t’u marrë me hobi dhe gjëra, të cilat ju gëzojnë

7. Keni ndryshim drastik të apetitit

8. Ndiheni keq fizikisht, keni probleme me ngërçe

9. Shpesh ndiheni të pikëlluar, jeni me ankth ose keni ndjenja pakënaqësie

10. Mendoni për vetëvrasje, ose tentoni të hiqni dorë nga vetvetja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme