Janë të shumtë personat që vuajnë nga dhimbjet e kokës. Gjithashtu ka edhe nga ata që e anashkalojnë këtë gjë, duke e konsideruar si diçka normale. Ka disa raste kur duhet treguar kujdes dhe i duhet kushtuar më shumë rëndësi:
Dhimbje therëse në kokë që shkaktohet krejt papritur, “si rrufe”: Nëse krejt papritur filloni të ndieni dhimbje therëse në kokë, sikur dikush ju ka gjuajtur me çekiç në kokë, është diçka serioze. Mund të jetë ndonjë hemorragji cerebrale e shkaktuar nga aneurizmi. Është një dhembje koke e rrezikshme, prandaj duhet të kërkoni menjëherë ndihmën mjekësore.
Dhimbja e kokës që ndryshon: Mendojeni dhimbjen si të ishte një këngë. Nëse ndryshon vetëm volumi, nuk është diçka për t’u shqetësuar. Por, nëse ndryshon muzika, pra lloji i dhimbjes (është më intensive dhe ndryshe nga herët e tjera), në këtë rast duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.
Dhimbja është mbrapa ose përreth syve: Nëse ndieni dhimbje edhe në sy, përveç dhimbjes së kokës, sidomos nëse ka filluar t’ju turbullohet shikimi, është për t’u shqetësuar. Shqetësimi kryesor këtu është glaukoma akute, ose ushtrimi i presionit tek njëri sy që ndalon rrjedhjen e gjakut dhe mund të çoj në verbim.
Dhimbja është përqendruar tek lobet temporale: Në shumë raste, pozicionimi i dhimbjes së kokës nuk është tregues i ndonjë gjëje për t’u shqetësuar. Por, nëse jeni mbi 50 vjeç dhe dhimbja e kokës është e përqendruar më shumë tek njëra ose të dyja lobet temporale (pjesët anësore të kokës, mes ballit dhe veshit), mund të jetë shenjë e arteritit temporal ( inflamacion i mureve të arterieve tek kjo pjesë e kokës).
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...