Shenjat që jep trupi një muaj para sulmit në zemër

07:00 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Të parandalosh është më mirë se të kurosh. Ky rregull i thjeshtë vlen për çdo sëmundje.

Më poshtë do të gjeni disa nga simptomat që mund të shfaqen 1 muaj (ose më herët) para një ataku në zemër.

Kujdes! Informimi rreth sëmundjeve të ndryshme dhe këshillat e mjekëve nuk kanë qëllim diagnostikimin, trajtimin apo mjekimin, por informimin dhe edukimin në mënyrë që të realizohet parandalimi dhe identifikimi i sëmundjeve në kohë.

Lodhje, plogështi

Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur ose të plogësht pa asnjë shkak, nuk duhet ta injoroni këtë shenjë. Njerëzit që rrezikohen nga ataku në zemër mund të ndihen të lodhur edhe kur bëjnë veprime krejt të thjeshta, si rregullimi i shtratit apo bërja dush, shkruan gazeta Shendeti.

Çrregullime të rrahjeve të zemrës

Problemet me ritmin e zemrës (aritmia e zemrës) ndodhin kur impulset elektrike që koordinojnë rrahjet e zemrës nuk funksionojnë siç duhet, duke shkaktuar kështu rrahje më të shpejta, më të ngadalta apo të çrregullta të zemrës.

Dhimbje në të gjithë pjesën e kraharorit

Meshkujt dhe femrat përjetojnë dhimbje të kraharorit në forma dhe intensitet të ndryshëm. Tek meshkujt, kjo simptomë u referohet shenjave më të rëndësishme të atakut në zemër, që nuk duhet të injorohet. Ndërsa tek gratë, prek vetëm 30% të tyre.

Dhimbja mund të përhapet edhe tek njëri ose të dyja krahët (më shpesh tek i djathti), në qafë, shpatulla, nofullat e poshtme.

Pagjumësi

Pagjumësia lidhet gjithashtu me një rrezik më të lartë për të pësuar atak në zemër ose goditje në tru, që është më e zakonshme tek gratë. Pagjumësia shoqërohet edhe me ankth dhe hutim.

Probleme me frymëmarrjen

Gulçimi ose ndjesia sikur nuk mund të marrësh frymë thellë janë shenja paralajmëruese të atakut në zemër. Ata shfaqen zakonisht si tek meshkujt ashtu edhe femrat gati 6 muaj para një sulmi në zemër. Përshkrimi: Ndjesia sikur nuk po merr mjaftueshëm ajër, marramendje dhe probleme me frymëmarrjen.

Shenjat që jep trupi 1 muaj para atakut në zemër

Rënia e shumtë e flokëve konsiderohet një tjetër tregues i dukshëm i rrezikut për sëmundje të zemrës. Ajo lidhet gjithashtu edhe me rritje të niveleve të kortizolit, hormoni i stresit.

Djersitja e shumtë

Djersitja e shumtë dhe pazakontë është një shenjë e parë e atakut në zemër. Mund të ndodh në çdo kohë të ditës ose natës. Kjo simptomë prek gratë më shpesh, ku zakonisht ngatërrohen me afshet e nxehta ose djersitjen gjatë natës, shenja këto tipike të menopauzës. Përshkrimi: Simptoma të ngjashme me gripin, lëkurë të ftohtë dhe djersitje pavarësisht se temperaturat nuk janë edhe aq të larta. Njerëzit që rrezikohen nga ataku në zemër djersitin më shumë gjatë natës? në mëngjes çarçafët mund të jenë bërë qull nga djersa.

 

Dhimbje në pjesën abdominale

 

Dhimbjet në pjesën abdominale, të përzierat edhe kur stomaku ose bosh ose plot, ndjesia e fryrjes në bark, aciditeti në stomak janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për atak në zemër (ashtu si edhe për shumë sëmundje të tjera).

 

Dhimbjet në pjesën abdominale para një ataku në zemër kanë natyrë episodike, lehtësohen dhe më pas rikthehen për periudha të shkurtra kohe. Tensioni fizik mund t’i përkeqësojë edhe më shumë dhimbjet e barkut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme