Hepatiti C është një infeksion i rëndë dhe shpesh i fshehur i mëlçisë, i shkaktuar nga virusi i hepatitit C. Është një nga pesë llojet e hepatiteve (4 të tjerët janë hepatiti A, B dhe më pak të zakonshmit D dhe E).
Hepatiti C transmetohet kur gjaku i një personi të infektuar kalon në enët e gjakut të një personi të shëndetshëm, për shembull, nëpërmjet gjilpërave të infektuara (përfshirë edhe gjilpërat që përdoren për tatuazhet), kryerja e marrëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse etj. Hepatiti C mund të shkojë nga një sëmundje e lehtë që zgjat disa javë, deri në një gjendje të rëndë apo të përjetshme, që mund të çojë në cirrozë apo kancer të mëlçisë.
Hepatiti C akut
Hepatiti C akut është një infeksion viral që zhvillohet në javët apo muajt e parë kur gjaku i një personi infektohet me virusin e hepatitit V. Në 25% të rasteve, personat e infektuar pastrohen në mënyrë spontane nga virusi. Duke qenë se nuk ka simptoma të suksesshme të kësaj sëmundje, apo mund të ngatërrohen lehtësisht me sëmundje të tjera, shumë raste me hepatit C përfundojnë me infeksion kronik.
Hepatiti C kronik
Rreth 75%-85% e personave me hepatit C akut mund të zhvillojnë infeksion kronik, që zgjat të paktën 6 muaj ose më shumë. Edhe në këtë fazë, shumë njerëz nuk përjetojnë simptoma. Mund të jetoni vite me këtë infeksion dhe mund të mos e kuptoni derisa të fillojnë të shfaqen problemet me mëlçinë. Hepatiti kronik C mund të zbulohet edhe gjatë kontrolleve rutinë të gjakut, ose kur një person i infektuar përiqet të dhurojë gjak. Në të gjithë botën, gati 700 mijë njerëz vdesin çdo vit nga sëmundja e mëlçisë e lidhur me hepatitin C. Hepatiti C është quajtur “vrasës i heshtur”, sepse virusi fshihet në trup për vite me radhë. Duke qenë se tek shumë njerëz nuk shfaqen shenjat paralajmëruese të hepatitit C (ose nuk e dinë si dhe kur janë infektuar), ata nuk marrin trajtim derisa të jetë shumë vonë. Shumë simptoma të hepatitit C mund të ngatërrohen gjithashtu me sëmundje të tjera. Ja cilat janë disa nga këto simptoma:
– Lodhje
– Temperaturë
– Dhimbje të muskujve dhe kyçeve
– Mungesë oreksi
– Të përziera
– Dhimbje në pjesën e sipërme të stomakut
– Urinë në ngjyrë të verdhë të errët
– Të vjella
– Zverdhje të lëkurës dhe syve (verdhëz)
– Acarim të lëkurës
– Jashtëqitje në ngjyrë të zbehtë
– Gjakderdhje
– Nxirje të lëkurës
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...